Home Editorial Kur Botës i digjet çatia edhe më tepër na dhemb vatra jonë...

Kur Botës i digjet çatia edhe më tepër na dhemb vatra jonë e pafaj

Nga Ymer Nurka 
Shkencetaret, (jo mbreterit, perandoret, kleriket, profetet, apo diktatoret, me te gjithe sojin e sorollopin e pushtetareve), shkencetaret; ja keta jane mekembesit e Zotit mbi Dhé. Luftra ka patur ne tere historine njerezore, sapo njeriu kuptoi, se si mundet te ngulet heshta ne mish, apo shpata te prese ashten, por kurre njerezimi nuk eshte gjendur ne nje prag apokaliptik te zhdukjes se species se tij. Lufta e pare boterore, paska qene prologu i kesaj prove nga ku s’ nxorem asnje konkluzion te vertete, prandaj erdhi lufta e dyte, e cila promovoi egersi dhe marrezi njeheresh, se deri ku mundet te shkoi sharlatanizmi ekstrei megallomanisë se individit te mbrujtur me antivlerat e ketij sistemi social. Sot ne pragun e se tretes lufte, jemi po aq te paqarte sa edhe tek e lufta e pare; “Perse po ndodh?”. U kuptua, apo jo tashme perfundimisht del qartazi, qe fajtoret e gjithe ketyre fatkeqesive boterore jane elitat dhe vetem elitat, te cilat “de jure” hiqen si te zgjedhura nga vota e lire, por “de fakto” nuk kane te bejne fare me demokracine e zgjedhesve te shumices . Me çka po ndodh sot ne shekullin e XXI, Globi nuk mund te konsiderohet më si streha eskluzive e njerezimit, por thjesht kapital dhe aset i patundur i oligarkeve dhe elitave te tyre. Mijra vjet u larguam nga mema natyre dhe humbem perfundimisht fillin nga u nisem, beme lemsh historite e popujve, duke injoruar totalisht dijen, e cila nga nje drejte sublime, precipitoi si nje dogme e madhe, e cila nuk i sherben me as njeriut dhe as perendise.
Pa dashur te jap mend, ndjese gjithsecilit prej jush te dashur miq, nese kuptohem keshtu, por thjesht deshiroj sinqerisht te shpreh ate qe ndjej thelle ne shpirt.
Shpata e Demokleut me ne fund u shfaq hapur permbi kryet e popujve te pambrojtur. Dora e Satanait e vertiti virtualisht furishem, pavaresisht arsyes banale qe ai gjeti, apo mundet te gjeje. Ku e mori forcen ky perbindesh, ja aty tek coroditja e atyre, qe mbahen si mbrojtes te konseguente te njerezimit, te cilet per 20 vjet e trajtuan kete individ, si njerin prej tyre, si pjese e grupit dhe kupoles boterore. Ai hante e pinte me ta, bente festa dhe orgji, vallezonte me dinakeri, duke bere grafine e kercinjve te tyre, ngerdheshej ne vend te buzeqeshjes dhe shikonte hipokrizine, qe ravijezonte thellesisht shpirtin e tyre mjeran e te vetekenaqur. Prijes te pangopur, qe krijuan nje çerdhe te madhe mireqenieje, duke u tallur me fatin e disa popujve te vobekte, te cilet i mbanin jashte dere, per t’i furnizuar here pas here me krahun e lire re punes, shkurt me skllever te koheve moderne. Pushteti i tyre nuk çahwt pasi ata te perjashtojne dhe me nje kundravote. Rregulla, kushtetuta, moralizime, kultura, te drejta e me tutje pallavra dhe pallavra pafund. Lidere delirante dhe te pamoralshem qe jane shtirur gjithe kohen si qenie humane, ndersa ne fakt e zvarriten boten me shprese dhe intriga pafund. Ja kete kuptoi Satanai dhe nxori nga milli shpaten e Demokleut te cilen e mban te varur bash ne kupolen e pushtetit te tij, apo ne zenith te shpirtit te lodhur te njerezimit. Ajo shpate edhe sikur kurre te mos perdoret, mjaft qe u permend, si antipodi tmerrshem i arsyes njerezore, thjesht per t’i treguar popujve sesa delikate eshte jeta e tyre, e cila mvaret bash ne fijet te perit, thene me sakte tek levizja e cmendur e nje neuroni ne koken e Carit Putin. Evropa delirante, e cila jetonte e zhytur ne lluks e shfrenuar ne ndertimin e parajses dhe ne manipulimin e kapitaleve, ne garen e ethshme kush e kush te ishte m’e zhvilluar, e mbeshtetur ne ligjet e paskrupullta te kapitalizmit, por asnjehere ne ndershmeri dhe principe morale te qarta, me mje shoqeri te dalldisur ne droge dhe korrupsion, ajo per paradoks rritej e fuqizohej me burimet e energjise te kontraktuara me vete Saranain e Moskes, ja ashtu si ne perralla, ku burimin e zoteronte kuçedra, e pastaj kur kontrata prishej, i eturi bën bojkot dhe i thote “nuk e dua ujin e burimit tend!” Nje humor i hidhur dhe asgje me teper perballe perbindshit historik, te cilin nuk e di se si do ta zbusin dhe me cfare flijimesh do ta kenaqin jo vetem kesaj radhe, por here pas here.
Padrejtesi jane bere pafund qe nga perandorite e para e deri te konglomeratet e sotem imperialë, por asgje nuk rezulton te jete bere ne perputhje me normat natyrale te egzistences se njerezimit, thjesht jane perpjekur te ndertojne ekuilibre superfuqish, ku shteti, ai m’i madhi ka shkaterruar me te voglin dhe e ka gllaberuar me gjithe themele brenda vetes, ose e ka gjymtyar dhe cunguar ate per ta gllaberuar më nge. Asnje perbindesh nuk rezulton te na kete zbritur nga qielli, por thjesht kemi krijuar, ate cka rezultuar brenda imagjinates sone. S’ka sesi spjegohet ndryshe krijimi brenda 2-3 shekujsh i nje mega-konglomerati prej 83 njesish, me rraca, shtresa, koktejle religjionesh, filozofish, kulturash, ku shfaqen monstra te gjithefaresoji dhe pjesa tjeter e njerezimit para tij, sot qendron i tëri nen ethe. Kjo eshte e verteta dhe te mos bejme sikur nuk kemi frike. I gjithe njerezimi, i vetedijshem, apo jo po perjeton bumerangun e fajeve historike, te babezise qe nga koha e kolonializmit primitiv e deri sot ne kohet moderne. Mesa duket natyra shkruan dhe jep pretencen para fajtorit, pasi gjykates nuk ka. Shkencetaret, keta individe te magjepsur nga zbulimi i ligjeve te Universit, ashtu te dalldisur i shesin krijimet e tyre si te dobishme gjoja ne sherbim te jetes dhe harrojne qe cdo prone dhe shpikje e tyre shume pak po i sherben progresit. Kete e provon teper qarte GDP-ja e botes , e cila shkon jo per mireqenie dhe mirembajtje te anijes ne te cilen udhetojme, por eskluzivisht per superarmatime dhe krijimin e supershteve.
Eshte regres veprimi Gjermanise e cila me nje vendim te Bundestagut vuri ne dispozicion te industrise se luftes si fillim jo me pak se 100 miliarde €. E tmerrshme! Energji te shkuara dem, kur njerezimi perjeton ekstremitetin me te madh ne historine e tij. Oligarke me biliona $ dhe femije qe vdesin urije. Kete sistem social ndertuam dhe promovuam.
Gjithsesi i kote gjithe ky armatim, kur mjaftojne 100 prej atyre bombave atomike dhe do te pervelohet gjithçkë permbi dhè bashke me qytetet dhe kishat, xhamijat, sinagogat, qe na e kane nxire jeten me moralizimin dhe idolatrite e territ! Ndaljani doren Putinit, qe te mos vrase popullin e pafajshem Ukrahinas! Ku jeni ju dhespote te patriakanave, ju me veladonet e zez, dhe ju çallme-medhenjte, qe nuk bete asgje per popullin Sirian! Mjaftueshem ka argumente por perpara se te qajme hallin e botes, kemi keto hallet tona, te cilat na jane bere si ato ferrat shekullore neper kembet tona. Ja sot kemi dhe votimet per 6 bashki, ku hahen e brihen zaberhanat 30 vjecare te pushtetit. Ata qe na vodhen e na shiten gjithçka tek hasmi. Ata qe u tallen me veprat e Enverit dhe vendin e shkaterruar e quajne sot “Shtepi te lumturise”, apo proçesin e shkaterrimit e cilesojne si Ringjallje. Nje popull tek i cili sundon injoranca, i duhet shume kohe, qe te reflektoje mbi ate kohe, kur ndofta vertet e pati pushtetin, por nuk besoi deri kurre në të deri sa ju vertit ne fytyre çeku i bardhe, i shoqeruar me letrat e zehta, si fytyra mehitesh te quhajtura tapi. Nejse, kur botes i digjet çatia, ç’vlere ka te besh analizē sesi ta shkaterruan vatren tende.