Home Kronika Kundërshton regjimin “41 biss”, Redjan Rraja dërgon ankimim në Gjykatën e Lartë

Kundërshton regjimin “41 biss”, Redjan Rraja dërgon ankimim në Gjykatën e Lartë

Redjan Rraja ka vendosur të dërgojë ankimim në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar regjimin  “41 biss”. Para disa muajsh, Rraja bashkë Eldi Çalën u futën në grevë duke refuzuar vaktet e gatshme, pasi zyrtarët e burgjeve nuk ishin realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

Previous articleTre ditë zie kombëtare për Pelenë! Nga arkivoli te ceremonia mortore, ja detajet nga funerali i legjendës braziliane
Next articleVideo/ Momenti i arrestimit të Andrew Tate, 36-vjeçari dhe i vëllai shfrytëzonin 6 vajza për video pornografike