Home Kronika Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e...

Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e kishte parkuar gabim, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës.

‘Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat.’- njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous articleAksident në Laprakë, plagoset 11-vjeçari
Next articleBileta avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private