Home Bota Kundërofensiva e Ukrainës jep rezultatet e para, ministria e Mbrojtjes: Trupat e...

Kundërofensiva e Ukrainës jep rezultatet e para, ministria e Mbrojtjes: Trupat e Kievit kanë përparuar në frontin lindor

Trupat ukrainase kanë regjistruar disa rezultate pozitive në fushëbetejë duke kryer përparime në frontin lindor, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes Hanna Maliar.

Trupat tokësore “po ndërmarrin aksione sulmuese” dhe kanë “përparuar në disa drejtime” pranë zonave Orikhovo-Vasylivka, Paraskoviivka, Ivanivske dhe Klishchiivka, tha ajo në një postim në Telegram të hënën.

Më herët, zyrtarja e ministrisë së Mbrojtjes kishte njoftuar se trupat ukrainase po ndërmerrnin disa aksione sulmuese për të rimarrë tokat e humbura gjatë luftimeve me Rusinë.

Previous articleShtensionimi i veriut të Kosovës dhe Asociacioni, ambasadori i Gjermanisë me kërkesë për Kurtin
Next articleBerisha e Basha po ngulin ‘gozhdët’ e fundit në ‘arkivolin’ e PD