Home Politike Kulluri: Tentativa e Bardhit për të çuar deputetë të PD te Foltorja,...

Kulluri: Tentativa e Bardhit për të çuar deputetë të PD te Foltorja, do të dështojë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare.

Kulluri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja do dështojë pasi përplasja Basha-Berisha është një përplasje Berisha-SHBA.

“Të drejta e përfaqësimit zyrtar i ka kreu i institucionit, por autoriteti delegohet. Partia regjistrohet në gjykatë në emër të kryetarit, ai njihet nga ligji, e mbani mend diskutimi e Celibashit me Alibeajn.

Funksioni i kryetarit është i padelegueshëm, ndërsa kompetencë të deleguar ti mund të japësh, por nuk jep dot thelbin”, tha Kulluri, i pyetur se nga çfarë u nis për të mbështetur më shumë Bashën se Berishën në konfliktin brenda PD.

Previous articleDështon debati parlamentar për tekstet shkollore në Kosovë
Next articleDeri kur të mos na interesojnë më fare emra ministrash…