Home Politike Kulla në vend të selisë blu? Reagon PD: Mashtrimi rradhës, s’është bunker...

Kulla në vend të selisë blu? Reagon PD: Mashtrimi rradhës, s’është bunker i Berishës për pastrimin e parave të ortakeve të tij

Partia Demokratike ka mohuar që në truallin ku do ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Ato thonë se ky është një lajm për të tërhequr vëmendjen nga protestat e Sali Berishës ka risjellë edhe një herë në vëmendje akuzën që u artikulua nga Lulzim Bashës se Berisha pastron paratë e ortakëve të tij.

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës. Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në njoftim.

Previous articleNdërron jetë në një aksident automobilistik sprinteri Deon Lendore, ishte vetëm 29 -vjeç
Next articleTarifa për audit ligjor/ BB kërkon rritje të çmimit, Berberi firmos dy vendime të ndryshme