Home Humor Kulakët

Kulakët

 

Dy bisnesmenë, në një jaht luksoz, brënda ujrave detare Shqiptare, po kuvendonin për telhallëk.Deti qe i qetë. Dreka qe parashikuar të shtrohej pas një ore. Kjo qe arsyeja  pse gjendeshin të lirshëm në bisedë,pra jashtë matrapzllëqeve të bisnesit. Nga  një komodinë e vogël në  bord bisnesmeni mori librin me anektoda, e botuar përpara shumë vitesh nga Akademija e Shkencave. Përpara se rikthehej në tavolinë e hapi te një faqe që e kishte lënë më shenjë.

  • Lexoje këtë anektodë!- i drejtohet mikut me libër të hapur.

Miku lexoi me zë të lartë:” Kulaku i thotë fshatarit:- Si thua ti,më mirë të mos votosh fare, apo ta hedhësh votën në kuti pa kandidat?- Për veten time,- përgjigjet fshatari, – nuk do rri pa votuar, por do ta hedh votën në kutinë pa kulak.”

  • A është e bukur e flamosura? – e pyet Alija , duke qeshur me zë të lartë.
  • Ku qendron e bukura ?- i rikthehet Goni me pyetje , duke e mbullur librin me nervozizëm.- Për mua është anektode makabre stërkomuniste.
  • Anektodo komunistë është,- dhe me veshtirësi mbante veten Alija, nga tronditjet që i jepte e qeshuara.- E keqja është, dhe dua të jem në gabim, se është sa e vjetër, edhe aktuale humroi therës i saj.
  • Ti ke qënë ,e do të mbetesh gomarë,- e konstatoi Goni mikun e tija.-Çfarë lidhje ka me ne! Kulakët kane qenë katundarë, ndersa unë, edhe  ti jemi qytetarë,dem- baba -dem.
  • Ka.
  • E ku dreqin është?
  • Kush është emërtuar kulak nga komunistët?- pyet Alija.
  • Fshatarët e pasur, përpara se të sekuestroheshin u emertuan kulakë. Praktike mjaft e keqe, por çfarë lidhje ka me ne? Ne jemi bisnesmenë,- e vulosi Goni me të veten.
  • Po me oligarkët a kemi lidhje ne?- e thumbon Alija.- Edhe ata qytetarë si ne janë, më duket!?
  • Oligarkët janë dora e jonë. Me këtë jaht tregon se edhe ata nuk kanë më shumë se ne
  • A i ke degjuar thirrjet e politikaneve në fushaten elektorale ?
  • Çfarë premtojnë?
  • Do t’i sekuestrojmë oligarkët, pra kulakët e qytetit,me të marrë pushtetin, – qeshte Alija me denëse.

Fatmir Lohja