Home Letersi Kufiri që ndan realizimin socialist si propagandë, nga letërsia e mirëfilltë artistike...

Kufiri që ndan realizimin socialist si propagandë, nga letërsia e mirëfilltë artistike të vërtetash historike

visar-zhiti-itali1Nga Mërgim Korça /  Vepra e Visar Zhitit

Në vend të hyrjes – Duke filluar që nga dita e parë e vendosjes së diktatirës komuniste në Shqipëri e në vazhdim, si çdo shfaqje tjetër e jetës shoqërore që u vu nën një kontroll, i cili dora dorës erdhi e u bë gjithnjë e më i rreptë, kështu edhe letërsia si të gjitha botimet e ardhshme erdhën dhe iu nënshtruan një site politike partiake nga më të imëtat. Ngaqë pikësynimi i këtij shkrimi nuk është që ti analizoj fazat nëpër të cilat u shkri kjo metodë që u tregua tamam policore ku për një poezi apo tregim, autori u persekutua e u dënua nga burgim deri në pushkatim ose varje, por një këndvështrimi nuk ja ndaloj dot përparësinë e të paraqiturit: është fjala e lidhur me dy qëndrime që mbaheshin ndaj autorëve të gabimeve, ku njërit as që i zihej në gojë gabimi, kurse tjetri… dënohej skajshëm si fajtor. Konkretisht veprat e Enver Hoxhës që filluan e ndiqnin njëra-tjetrën , sa vinin e bëheshin kundrathënëse ndërmjet tyre, (duke filluar nga qëndrimet e aleatëve tanë më të ngushtë e të dshur fillimisht e në vazhdim po ata të kther në armiq të betuar të vendit tonë), aq sa erdhi puna e në mbledhje kolektivash na thuhej: Sapo të shkoni në shtëpi do t’i nxini me stilolaps emrat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos si dhe gjithë tradhëtarëve në udhëheqjen e ushtrisë sonë, në çdo faqe që të gjenden dhe do të blini botimin e ardhshëm të korrigjuar të kësaj vepre… Pra heronjtë e popullit të faqeve të asaj vepre ktheheshin në tradhëtarë sa hap e mbyll sytë, kurse autori i veprës, Enver Hoxha, jo që nuk guxohej të përgojohej lidhur me pohimet diametralisht të kundërta të tija, por përkundrazi… falenderohej se si i zbulonte dhe i dënonte tradhëtarët deri sa thuajse të gjithë ata që patën rastin ta ndihmonin, ta mbështesnin dhe me rrezikimin e jetës së tyre, i zhduku herë me kurthe, (gjatë periudhës së luftës), e herë me gjyqë farsa në vazhdim.! Nuk ndoshte kjo me Visar Zhitin si edhe me gjithë vargun e shkrimtarëve dhe artisdtëve të cilët dënoheshin pa mëshirë vetëm se ekspertët letrarë supozohej se gjenin pozicione kundrarevolucionare në shkrimet e tyre? E në vazhdim hetuesit, mbështetur në ato pohime… hartonin akt-akuzat nndaj të vendosurve në shënjestër! Po… i marrim me radhë krahasimet.
Vlerësime të huajsh dhe vendasish – për të gjithë ata që se dijnë se si qe vlerësuar Visar Zhiti në agun e shekullit të ri, padyshim që vlerësimi I tij ka përbërë për ne krenari të themeltë. Por edhe për ata që e mësojnë vetëm sot, prap se prap ata mbushen me krenari të ligjshme kur mësojnë se me ardhjen e shekullit të ri në Romë, pikërisht në qytetin djep të kulturës klasike-latine, në shëhsin e famshëm Navona, i cili pa as më të voglën mëdyshje është krenaria e Romës Barokeku derdhën talentet e tyre skulptorët si dhe arkitektët nga më të famshmit e të gjitha kohëve si Gian Lorenzo Bernini, (me shatërvanin e katër lumenjve Danubi, Gange-i, Nili si edhe Rio della plata, lumenjtë e katër këndeve të botës) dhe gjithashtu Francesco Borromini dhe Girolamo Rainaldi,( vepër e të cilëve është kisha e Sant Agnese in Agone e vendosur përballë shatërvanit të famshëm),ku ka të vendosur një pllakë madhështore me vargjet e kujt? Me vargjet e poetit shqiptar Visar Zhitit. Vetëm ky fakt padyshim që na bën krenar. Por duke e zgjeruar këndvështrimin dhe duke e pohuar që me atë rast në Piazza Termini të Romës ishte vendosur një pllakatë po madhështore me vargjet e atij mendimtari që ka qenë themeluesi i koncëptit Ëetliteratur (letërsi botërore) dhe nga ana tjetër pati një ndikim themelor dhe me mendimin e tij filozofik rreth spekulimeve të Hegel-it, që e rrezaton me emrin Johann Volfgang Goethe e gjithashtu Visar Zhitit! Natyrshëm lind pyetja: Ky nderim që iu bë këtijn poieti shqiptar, a pati ndonjë vazhdim? Fakti që u paraqit më lart i ngjarë në kapërcyellin e shekullit të kaluar me atë q ëpërjetojmë është vetëm A-ja e një vazhde. Pa u zgjatur nuk ka se si mos të vihet në dukje se në njërën nga të përditshmet italiane më me emër, e pikërisht në Corriere della Sera, me datën 21 dhjetor 2012, kritiku letrar Sebastiano Grasso i kushton poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti analizën me titull “Poeti gladiator në luftë me Tiranën, duke i dhënë cilësorët muzikant, (në fushën e letërsisë shënim M.K), kalorës i varrit të shenjtë, artist, ushtar, zemër parandijuese, poeti engjëll edhe pohimin pa dyshim, Visar Zhiti është padyshim ndër poetët më të mnëdhenj evropianë”. Kurse kolegu i tij Davide Barullo në mes të tjerave në revistën “La voce” shprehet për Visarin më 29 Janar 2013 si vijon: “… Visar Zhiti nxjerr përshkëndijime drite që nga errësira… artisti që i hedh dritë cnjerëzimit njerëzor, e pra roje në pragun e natës së njerëzimit… artist i kalibrit të Varlam Shallamovit!” përgjatë kësaj vazhde natyrshëm lind pyetja: c’nuk do të jepnin shkrimtarët e rrymës së realizimit socialist e gjithashtu edhe historianët e periudhës së diuktaturës që veprat e tyre ,. Të shkruara sipas mësimeve të nënës parti, të mund ti zhduknin ( gjë që e kanë bërë me të gjithamundësitë e tyre e për këtë kemi prova konkrete), e ti rishkruanin sipas kamuflazhit demokratik, gjë që deri në një farë mase vazhdimisht po e realizojnë. Nisur nga sa u radhit më sipër vërtet që është një kënaqësi e posacme të mund të shprehgemi lirshëm, e zezë mbi të bardhë, se sa më e njohur që të bëhet vepra e Visar Zhitit në perëndim aq më i fuqishëm do të bëhet vlerësimi i saj për vetë vlerat që mbart si edhe horizontet krejt të panjohur që u hap lexuesve perëndimorë duke e lexuar veprën e madhe të një shkrimtari vendi të vogël. T’ua rikujtojmë tani lexuesve të nderyuar se c’ndodhte në atdhe përgjatë viteve të asaj së ashtuqujaturës demokraci popullore. Ishin përzgjedhu nga partia dy shkrimtarë të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koci, të cilët hartuan një akt ekspertimi shvclerësues si edhe akuzues njëkohësisht ndaj veprës së Visar Zhitit, të prirur ata nga njëra anë nga cmira e tyre për një koleg, e kamufluar kjo cmirë nga servilizmi i tyre ndaj partisë. Kësisoj pa u zgjatur fare me hollësira,por pa e lënë kuadrin pae ndricuar, në dosjen me numër 12102 të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, akt ekspertimi ndaj Visar Zhitit formulohet si vijon: “ Edhe pas plenumit të IV-të të K.Q, ai është bartës idesh të gabuara politike si dhe konceptesh dekadente…ky pseudo-poet mbjell barëra helmues në kopështin e pastër letrar si element armik që është!” data 24 tetor 1979. Pikërisht ky akt ekspertize me frymë skajshëm lufte klasash, i mbështetur me cmirë si dhe dashakeqësi rivaliteti skajor tipik i të paaftëve, (mbase t-dhe rezultat i mungesës së personalitetit të tyre, për të mos pranuar ta bënin një akt-akuze të kësaj natyre, duke u bërë vegla të të tjerëve) i paraprin zyrtarisht veprimit të organeve të sigurimit! Sapër t’i sqaruar lexuesit rreth kushteve të kampeve burgje,ku pregatiteshin ta degdisnin Visar Zhitin ekspertët letrar, kolegë të tit,mjafton të citojmë letrën që i dërgon qeverisë drejtori i minierës së Qafë-Barit ku ai shpreh kërkesën ndaj qeverisë që të instalohet një kamp të burgosurish, sepse minatorët civilë me gjithë shpirtin e tyre revolucionar, në kushtet e asaj miniere nuk arrinin ta shfrytëzonin atë. E nëpër ata kampe-burgje-pune të detyruar si Spaci dhe Qafë Bari e kaloi një pjesë të rinisë së tij edhe Visar Zhiti me shkët e tij, sepse njëra prej akuzave të akt-ekspertimit për Visar Zhitin ishte edhe: “… Visar Zhiti e konsideron vendin tonë një dhomë të errët vetmieqë duhet braktisur me forcë… e pra ky bën aluzion të drejtëpërdrejtë për veprime kundrarevolucianare!”
Krahasime mendësish – Jam i detyruar ta poërsëris edhe një herë se sa e madhe është kënaqësia ime që sot , mbas shkërmoqjes së diktaturës (tek ne fatkeqësisht diktatura nuk u përmbys, por të paktën u shkërmoq) dhe pa hyrë fare në konsiderata karakteri politik, ja kam arritur ditës që të shpreh mendimet e mia krejt lirshëm dhe jo vetëm kaq, por ta kërkoj dhe miratimin e lexuesit, i cili duke miratuar pikëpamjet e mia, jo vetëm ai, por as unë (qoftë edhe në mungesë) nuk dënohemi për agjitacion e prpagandë, kjo themelorja! Poir edhe jo më pak i rëndësishëm është fakti që në terren praktik jo vetëm që e kemiu mundësinë, nga njëra anë t’iqëmtojmë të vërtetat, (pikërisht ato të vërteta që si shkrimtarët e realizmit socialist e gjithashtu edhe historianët e asaj plejade i dinin, nga arkivat ku e kishin autorizimin të futeshin,por nuk i zinin në gojë) dhe dukei shfrytrëzuar ato dokumenta ne sot, nga ana tjetër, me zë të lartë të nxjerrim përfundime duke i krtahasuar dy mendësi, atë të periudhës së diktaturës, si edhe atë të sotmen: e para letërsia e rrymës së relizmit socialist, e ndrydhur dhe e pasinqertë, kurse kjo e sotmja e ciltër dhe e ndierë. Ky është pikërishr edhe muri që ndan veprën e Visar Zhitit nga ato të realizmit socialist! Pikërisht tani i erdhi radha një sqarimi. Simpoziumi që do të zhvillohet në Neë York, e organizuar dhe drejtuar nga shtëpia e Lirisë shqiptaro-amerikane, më 18 shkurt të këtij vitisi emërtim të punimeve të tij, so t’a mbajë titullinb “Gjyqi i Neë York-ut”. Atjenuk është se do të zhvilliohet një gjyq karakteri juridik, jo në asnjëmënyrë, por ai simpozium e ka si pikësynim të hidhet dritë rreth shkaqeve si dhe akuzave që iu drejtuan ndonjë vargu tek-tuk të shkruar nbga poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti përgjatë diktaturës e të përdorur nga hetuesit e sigurimit famëkeq për ta dënuar me dhjetë vite burg autorin e atyre vargjeve. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër në vazhdim të hidhet dritrë se siky poet dhe shkrimtar i madh mepo ato ndjenja që ushqente dhe kur ishte iburgosur,me një shpirt artisti të rrallë si edhe me një humanizëm të skajshëm shkruan dhe sot, mbas daljes nga burgu,për atë periudhë që krejtësisht padrejtësish ia nxiu një pjesë të rinisë së tij! Artistinuk deldot nga vetja e pasi del nga burgu, e pasi shkërmoqet diktatura, duke i kujtuar rrethimet me tela me gjemba ai shkruan: “… S’;pongopesha dukeparë telat me gjemba të rrethimit, ishin si një solemnitet memec me tejdukshmëri të pabesueshme…”!E në vazhdim ky artist i fjalës si edhe i ndjenjave shprehet sërishm,i lidhur me telatr me gjemba se si i dukeshin ata gjatë dimrit me dëborë: “ Edhe telat me gjemba guxonin të zbukuroheshin, lule të bardha bajamesh dhe nuk kishte se si të mos ndjeheshe i fismë ashtu rovb mes tyre”! Këtij shpirti poetik si edhe të skajshëm njerëzor nuk kam si mos tja vë në dukje edhe një këndvështrim të denjë vetëm për një baba Rexhep të vogel,i cili di vetëm të dashurojë dhe të falë! Visar Zhiti edhe pas vitesh të gjata pune dërrmuese në ato miniera që mes gurësh bloje gjigandë e të ashpra ia bluan kockat si edhe ndjenjat, por nuk ia mposhtën dot shpirtin prej artisti, tek i shikon hekurat e frëngjisë burgut shkruan sot: “…Kaq bukur këndoi bilbili / Tek hekurat e frëngjisë time / Sa edhe hekurat m’u bënë / Degë të gjelbra qershie /… “ Duke i kundruar tani dy tiparet diametralisht të kundërt me Visar Zhitin, të atyre dy anëtarëve të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve që me indoktrinimin e tyre komunist, këtë njeri me shpirt artisti dhe me ndjenja skajshëm njerëzore e emërtojnë pseudo-poet si edhe e akuzojnë veprën e tij si reaksionare, krejt natyrshëm më vijnë në mendje dy përkufizime personalitetesh të mëdhenj si Baba Rexhebi e gjithashtu presidenti Ronald Reagan, të cilët respektivisht kanë pohuar, i pari lidhur me shpërfytyrimin e njerëzimit:”Egoizmi, i cili në shekuj i ka mbrujtur si dhe u ka dhënë shtat tiranëve si edhe diktatorëve e më pas gjhithë fatkëqinjve që nuk duan njeri vec vetes së tyre, por nuk u zhduk, nuk sundon dot dashuria si edhe mirësia e ndërsjelltë!” ndërsa kur u pyet presidenti Reagan se cila ishte shtysa për në komunizëm, ai u përgjigj me gjashtë fjalë, vërtet vetëm gjashtë, por monumentale: “… Cmira e tuirmave të të paaftëve!” Shtrohet pyetja: Cfarë e dallon Visar Zhitin nga Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koci?! Paaftësia si edhe egoizmi i të palantuarve anëtarë të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të ballafaquar me të talentuarin si edhe të paisur me shpirt poetik, Visar Zhitin. Po nga ana tjetër terrenin e veprimit kush ua shtronte akuzuesve? Politika e partisë e mbështetur mbi luftën e klasave. Mbështetur tani nga sa pamë qartë në vazhdim se si Visar Zhiti nuk del dot nga vetja e tij dhe mundësia e tij e paraburgosjes, e periudhës së burgut si edhe kur ikrijohen kushtet të hedhë në letër, mbas shkërmoqjes së diktatuirës, kujtimet e tij, ndjek një drejtëz horizontale paralele me boshtin e abshisave dhe me kahje gjithmonë pozitive. E krahasojmë tani këtë ëngjëll poet, (sic e cilëson kritiku italian Sebastiano Grasso), i cili nuk del dot nga vetvetja, me ish presidentin Ramiz Alia, i cili jo vetëm që del nga vetvetja, por në librin e tij me titull “:Jeta ime”, botim i vitit 2010, në faqen 133 shkruan: “Tashmë që ka kaluar ½ shekulli munjd të shtrohet pyetja: A mund të ecej në një rrugë tjetër më frytdhënëse? A mund të ndiqej një politikë e jashtme që t’i siguronte vendit aleatë të qëndrueshëm që do t’ia hapnin rrugën drejt perëndimit?” Dhe mua më mundon dhe vazhdon të më mundojë krahasimi mes dy botëve, asaj të Visar Zhitit nga njëra anë dhe asaj të Ramiz Alisë! I pari shkrimtari me karakter dhe realist, edhe kur ka dalë nga trysnbia e burgut mbas torturash cnjerëzore kur njëri hetues e torturontye dhe i thoshte: “… Unë nuk të lë të na përmbysësh”, ndërsa hetuesi tjetër iu cirrej: “…Ne nuk presim ta bësh fajin, por do të të dënojmë që të mos e bësh atë…!” e këta hetues ku mbështeteshin? Në fjalën integrale të sekretarit përgjegjës për kulturën, ideologjinë dhe propagandën pranë K.Q të partisë Ramiz Alia, i cili kur u dënuan si armiq Todi Lubonja si dhe Fadil Pacrami, qe shpehur në pasdrekën e 27 Qershorit të vitit 1973: “…Unë e siguroj plenumin e K.Q se do të jemi më vigjilentë e do të luftojmë më mirë të zbatohen direktivat e shokut Enver si edhe të partisë kundër ndikimeve borgjeze-revizioniste, sepse ato përbëjnë një rrezik për fatet e revolucionit dhe diktaturës is proletariat!” Ja, këta qëndrimet e Ramiz Alisë në vitin 1973e si pasojë edhe dënimi i Visar Zhitit më 1979 e si pasojë ju, të nderuar lexues, bëni bilancin si edhe nxirrni përfundimet e duhura duke krahasuar respektivisht se si shprehen Ramiz Alia dhe Visar Zhiti pas shkërmnoqjes së diktaturës. Që lexuesve potencialë të veprave të Visar Zhitit mos t’ua shuaj kërshërinë e leximit të veprave madhore të tij, nuk do të ndalem të komëntoj situata ose ndodhi konkrete (vec ndonjë rrethane apo situate të posacme), por do të vazhdoj ecjen përgjatë hullisë së shtruar të shkrimtarit artist ku autori na udhëheq nëpër shtigvje të ngatërruar të mbidheshëm si edhe të nëndheshëm! Dëshmitë e Visar Zhitit hedhin dritë mbi një mendësi të tërë e cila u kishte shpëlarë trutë nga njëra anëe injorantëve, (pavarësisht se ndërmjet tyre edhe me diploma universitare), falë paditurisë s ëtyre, kurse një kategorie të madhe të shkolluarish, falë servilizmit të tyre të skajshëm!. Sa i takon kategorisë së parë, nuk mundem ta anashkalojthënien tamam lapidare të atij që konsiderohet filozofi kinez më i madh i të gjitha kohëve (551-479 P.K), Konfuc-it, i cili në veprën e tij ku trajton tre tematika themelore :Refleksione mbi jetën e mirë, rreth qeverisjes së mirë si edhe vetes tëndë” ka një kalim tamam monumental të cilin ai e shpreh si vijon: “Në natyrë cdo gjë është dicka, kurse injoranti nuk është asgjë”. Sa i takjon kategorisë tjetër, intelektualëve të mirëfilltë, do t’i hedhim dritë një figure syresh, atë që Visar Zhiti e quan doktor Fausti i burgut, ose më saktë Inxhinier Isamil Farka si edhe paradoksi i policëve!. Ky inxhinier ishte një farë “personaliteti” ndaj policëve sepse e kishte të drejtën të mbante një farë qëndrimi mospërfillës ndaj tyre. Kjo për faktin se ai ishte i vetmi person i burgut që kur ndonjëra nga makineritë suedeze të hapjes së tuneleve, pësonte difekt, sapo njoftohej inxhinier Farka shkonte në vend dhe mbas njëfarë kohe, makineria e riparuar prej tij rifillonte punën. Ngaqë nuk ngjiste kështu në miniera të shfrytëzuara nga minatorë të lirë (jo të burgosur), filluan të vinin dendur e më dendur inxhinierë minierash të ndryashme, së bashku me mekanikët e tyre, të konsultoheshin me inxhinierin e burgosur. Mirëpo bënte vaki që ata pas konsultimit me dokjtor “Faustin e Qafë Barit”, prap nuk arrinin të vinin në punë makineritë e hapjes së tuneleve në minierën e tyre dhe ktheheshin në Qafë Bari të konsultoheshin sërishmi me inxhinier Farkën. E pikërisht këtu edhe paradoksi i policëve të Qafë Barit që e bënin përgjegjës inxhinierin e “burgosur”, pse “ata civilë” ishin aq të paaftë? Dhe nuk ka se si të mos shtrohet pyetja, hic retorike, a ka se si ta kuptojnë lexuesit perëndimorë këtë mendësi paradoksale?! Për të mos e lënë pa i hedhur dritë akoma më bindëse kategorisë s ëdytë të tru shpëlarëve, pra të shkolluarve dhe qëndrimeve të tyre sa servile dje po aq neveritëse sot, pasi e trajtuam qëndrimin e Ramiz Alisë përgjatë punimeve të Plenumit të IV-të të K.Q, të partisë më 1973-ish si edhe si shprehet ai në 2010-ën, marrim si shembull edhe momentin shumë kuptimplotë të trajtuar nga Visar Zhiti, kur pas arrestimit të tij vajti e ëma tek i kushëriri i saj Dritëro Agolli (Kryetar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve si edhe anëtar i K.Q të PPSH-së) që të kërkonte ta ndihmonte Visarin, ai i tha: “…Nuk fusin kot njeri në burg, ai nuk i kishte të mirë shokët, vjershat ja kam lexuar por ato janë si ti duash, të mira… të këqija…!” Me pak fjalë ai desh të shoshte: “Mos na shtyj të humbasim takëmet, rehatllëqet dhe privilegjet që kemi…!” Nuk kishte zaten si të shprehej ndryshe ai që në plenumin e IV-të të K.Q, e kishte cilësuar shokun e tij Fadil Pacramin: “.. Deviator i djathtë dhe element anti-parti” dhe në vazhdim shtonte ndaj tij : “duke iu shmangur edukimit komunist të masave”, (shënim M.K). nuk do të merresha fare as me Ramiz Alinë, as me Dritëro Agollin, por ngaqë njëri kur boton në 2010-ën librin e jetës së tij na treguaka që mund të kishim zgjedhur një rrugë, e cila të na afronte me perëndimin, e tjetri në intervistat sot në 2013-ën na tregon që kish edhe vepra të tijat që hiqeshin nga libraritë, (si vepra në kundërshtim me vijën e mëmës parti), pikësynimi im është t’ia bëj të qartë lexuesit , i cili nuk i ka ditur këto fakte, ta bëjë vetë krahasimin mes c’ka shkruar Visar Zhiti dje, e që i kujtuan emërtimet pseudo-shkrimtar si edhe element armik diuke i hapur dyert e burgjeve si edhe vuajtjet e ferrit, e cfarë shkruan ai sot e doemos si e sa shkruajnë sot, dy elementët tip[ikë që drejtonin letërsinë dhe artin dje, kur direktivat e tyre gjatë plenumit të IV-të ishin pasaporta e Visarit për në ferr. Prandaj nuk kam si mos ta them me zë të lartë sot se si kategoria e ish zëdhënësve të partisë dikur, sot po bëjnë cmos e po i mbledhin veprat e tyre të dikurshe e po i botojnë duke shtuar në to retushime demokratike, ndërsa Visar Zhiti në veprën e tij, e zezë mbi të bardhë, sot boton lista emërore shkrimtarësh si Fadil Pacrami, Myftiu e Todi Lubonja me shokë, (Të cilët në vazhdoim jo vetëm u arrestuan, por edhe u dënuan si armiq të popullitdhe partisë, shënim M.K)dhe i trajton me një humanizëm i cili i shkon tamam një Baba Rexhebi të vogël! Ja pra, ky është ndryshimi themelor që shquan Visarin prej tyre si artist, pa le si njeri. Diametralisht i kundërt me Visarin paraqitet Dritëro Agolli, i cili në plenumin e IV-të shprehet: “ Shkrimtarët dhe artistët duhet të krijojnë vepra të frymëzuara nga jeta, puna dhe lufta e popullit tonë për ndërtimin e socializmit”, ndërsa sot nnë intervistat e tij thotë qartë dhe shquar tamam me një ton ex catedra: “… Historia e letërsisë tonë nuk duhet rishkruar, por të futen në të dhe veprat e atyre që qenë jashtë…!” Pra ai pranon tani që të futen mes veprave të tij si edhe të shokëve të tij veprat e Patër Gjergjit, të Mjedës, Koliqit, Astrit Delvinës etj etj…, domethënë të bashkohen vepraty e djegura dikur prej lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve në turrën e druve të inkuizicionit komunist, me veprat e realizmit socialist!? E pranojmë për një cast një kompromis të kësaj natyre. Mirëpo si dot’i vinte halli faktit që në veprat e shquara të realizmit socialist, njëri zëdhënës i partisë e ka bërë Patër Gjergjin fashist si edhe tradhëtar ndërkohë që deklaratën më të lartë që i akordoi shteti fashist italkian, Patër Gjergji nuk e pranoi, duke u shprehur: “Kjo dekoratë nuk asht për mue”, kurse tjetri po zëdhënës i partisëpërralis e fantazon se veprat e Patër Gjergjit nuk kanë asgjë të përbashkët me vepra artistike, por.. s’janë gjë tjetër vecse bejte…!? Edhe unë shtoj se si sot pikërishtt spekullohet mbi një nyje delikate lidhur me ata që ishin nga njëra anë shkrimtarë, por edhe drejtues tës letërsisëe së realizmit socialist ku në njërin aspekt as hidhet dritë mbi servilizmin e tyre ndaj “partisë dhe shokut Enver”, si shkrimtarë, pa le tu hidhet dritë fjalimeve si edhe diskutimeve të tyre në forumet madhore ku ata drejtonin, pa le edhe në plenumet e K.Q të PPSH-së! Dhe për ta ballafaquar sërishmi realizmin në tokë si edhe humanizmin e Visar Zhitit me pohimet e Dritëro Agollit në intervistën e fundit të tij, ku ky pohon se kishte vepra të tijat që me urdhër nga lart ishin hequr nga libraritë, lexuesi të bëjë vetë krahasimetr mes dy të persekutuarve nga pushteti diktatorial!. Prandaj nuk shmangem dot së pohuari se si vepra e Visar Zhitit ndan tamam si me thikë atë letërsi të realizmit socialist që nuk ishte tjetër gjë vecse leksione e propagandë e kuqe nga letërsia artistike, e mbas shkërmoqjes së diktaturës ku në mënyrë të mirëfilltë dy veprat e Visar Zhitit zenë vend kyc si romane historike me personazhe dhe ngjarje të mirëfillta. Prandaj në ndarjen nga ai socializëm socialist, letërsia e të cilit në masë nëmasë mbisunduese nuk ishte gjë tjetër vecse edukim komunist i masave, si dhe busulla e letërsisë dhe arteve, do të nënvizoj tre pohime madhore të Visar Zhitit:
I-Letërsia e kohës së diktaturës, frymëzonte diktatorin si edhe partinë me gjithë bëmat e tyre që “…arritën të krijonin një atdhe me disiplinë burgu dhe qetësi varrezash… shtet që nuk fliste kurrë për mirëqënien bashkëkohore, por për të ardhmen e cila nuk vinte kurrë si edhe për ideale të zbrazëta…” në një kohë që realiteti ishin tollonat!
II- C’ishte letërsia e realizmit socialist? “… ishte si një fuci me ujë të turbullt, ka aty një dorë sheqer të tretur, janë ca vlera, por që t’ipërfitoje ato, duhej ta pije të gjithë atë fuci qeverisëse të realizmit socialist… donte stomak të fortë…!” këtu nuk mund të mos ndalem e t’i dal përpara një pjese të lexuesve të cilët mund të nxitohen edhe të shprehen…”Po ky Visar Zhiti me 2 e ½ radhe ose me 37 fjalë e jepka përcaktimin se c’na paska qenë një rrymë letrare që veproi për 47 vite me rrtadhë në Shqipëri!? Pikërisht këtij pohimi pyetës do t’i përgjigjem nëpërmjet gojës së Andrey Sinyavskit, i cili në veprëne tij “Gjyqi fillon” shprehet lidhur me realizmin socialist në Bashkimin Sovjetik: “…Realizmi socialist është: Gjysëm art jo shumë socialist dhe aspak realist!”. Pra ky disident rus, (ku diskutohet nëse është ky më i madhi disident rus apo Sholzenicini), e ka përcaktuar jo aq gjatë sa Visari, por me gjysëm rradhe dhe me jo më shumë se tetë fjalë, se c’ka qenë ai realizëm socialist,i cili veproi për më shumë se 80 vite në B.S!.
III- Pyetjes më të rëndomtë e cila qarkullonte mes të burgosurve: Do të ketë falje këtë vit? Ja se me c’llogjikë dhe nivel filozofik i përgjigjet Visar Zhiti: “Kurrë! Mund të falen hajdutërit, vrasësit e kriminelët, por nuk falen dot të pafajshmit. Ne, si të tillë, duhet të zhdukemi sepse e provojmë fajësinë e tyre…”. Unë personalisht veprëne Visar Zhitit do ta konsideroja, në dallim nga të tjerat të së njëjtës gjini, një aky akuze, mbështetur i gjithi në fakte,personazhe realë si edhe përfundime logjike, paraqitur këto edhe me një nivel skajashëm artistik të denjë për secilin prej shkrimeve nga më madhorët që jepen për letërsinë dhe artet në botë! Prandaj të ndëruar lexues, në këtë paraqitje krejt fluturimthi, jam munduar t’ua ngjall kureshtjen duke bërë krahasime me si udhëhiqej gjatë diktaturës dhe c’qëndrim mbahet sot nga ish drejtuesit e realizmit socialist, por pa u ja shuar në asnjë mënyrë kërshërinë e leximit të vetë veprave të Visar Zhitit, të cilat unë i quaj: Kufiri ndarës mes propagandës së realizmit socialist me letërsinë e vërtetë artistike!.

Nga ky shkrim autori ka nxjerrë boshtin e pikave të cilat i diskutoi në simpoziumin e New York-ut të emërtuar “Gjyqi i New York-ut”