Home Dossier Kudo në jetë triumfon ndërgjegja e lartë

Kudo në jetë triumfon ndërgjegja e lartë

qemal vrioniNga Bashkim Kadiu / Kushtuar profesor Qemal Vrionit

Nëse flitet për botën e brendshme të një intelektuali të mirëfilltë, nëse do të mësosh se ku qëndron vlera e tij, atë e gjen në një shprehje kuptimplotë ku thuhet: “Lavdisë i përgjigjet puna me nder”, e kjo shprehje i shkon për shtat pedagogut Qemal Vrioni. Është i njohur për karakterin dhe aftësinë profesionale. Në sfondin e fushës së pedagogjisë ai njihet për përvetësimin e plotë, si drejtues shkolle, duke shpalosur aftësitë të cilat sollën ndryshime kudo që shkeli këmba e tij. Me një pamje dinjitoze, me sjellje e komunikim nga ku mbizotëron një arsyetim bindës. Në vlerat e këtij pedagogu spikat thjeshtësia dhe aftësia për ta bindur tjetrin me baza reale duke qenë gjithnjë në efektin e një respekti për tjetrin. Është bindëse biseda me të, që do të thotë të përballesh me realitetin, e kjo e ka bërë të njohur në shoqëri e kudo. Qemali e ka prejaardhjen nga një familje e njohur arsimdashëse, por edhe me vlera patriotike atdhedashurie. Që në moshë të re tek ky intelektual i mirëfilltë spikat etja për dije. I etur për të mësuar gjithcka, me një frymëzim për t’u përballur në çdo aspekt e që falë logjikës së tij plot nota urtësie dilte fitimtar. Studioz e mirëpritur kudo për këshillat e tij të çmuara. Shkollën e mesme e përfundon me një motiv të kënaqshëm ku s’mungojnë këshillat e mësuesve të tij që shpesh shikonin tek ky student një sërë talentesh. Njohës i thellë i kujtimeve referuese nga ku kurorëzon suksesin e punës së tij nëpërmjet një vullneti të pashtershëm. I harmonishëm, me një vërtetësi e kompaktësi. Nëpërmjet personalitetit të tij ai dërgon një mesazh që e ka burimin nga morali i tij i shëndoshë. Me një edukatë perfekte ai prezantohet dhe mbetet një dëshmi e gjallë edhe sot në moshë e pensionist. Me punën e tij ai rrjedhshmërinë e kujtimeve të bukirta e ruan me fanatizëm, e ekspozon me optimizëm. Ka një vëzhgim therës, por autoritar, me shije dhe elegant. Është rezultativ i vlerave. Një pedagog vizionar, i larmishëm dhe kërkues. Prej ndjesisë së tij i reales, së bukurës dhe afreskisë s ëambientit nga duart e tij të arta, plot shije artistike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, profesor Qemali hapi ekpozitën e parë të punimeve të tij në hollin e ekspozitës së qytetit nga ku morën pjesë me dhjetra e dhjetra qytetarë, shok e miq të artit. Ky mësues nderuar i brezit të ri u bë aq i njohur sa në librin e mbresave lanë mbresat e tyre shumë nga artistët e kësaj linje. Vërtet një talent i gërshetuar i një mësuesi së gjuhë-letërsisë i cili na dhuroi një ndjesi të veçantë. Profesot Qemali sot është një gjysh i nderuar, një bashkëshort idal, një burrë i vlerave qytetare që për nga mosha (në pension) ka shembur çdo tabu duke punuar, krijuar e deklaruar se puna është bashkëudhëtare e jetës. Profesor Qemali kurorëzoi me sukses punën krijuese të tij duke na dërguar një mesazh: Puna s’njeh moshë. Burimin e suksesit të tij Pr. Qemali e gjen tek morali qytetar, tek bindja për të na sjellë më të mirën e shoqërisë, të bukurën dhe optimizmin që duhet të kenë njerëzit në vetvete. CV-ja e tij është e pasur: më 1962 diplomohet në shkollën e mesme normale të Elbasanit, i paisur me një dëftesë pjekurie me motiv shkëlqyeshëm. Pjesëmarrës në një ekip gjuhëtarësh për skedimin e fjalës shqipe nga ku do të merrte udhë e do të hartohej fjalori i gjuhës shqipe. Më pas diplomohet në institutin e lartë tre vjeçar “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si rrjedhojë e aftësive të tij, e studimit sistematik e rezultativ, ne degën gjuhë-letërsi. Këtu shpalos interesimin e veçantë duke mbledhur e punuar rreth 500 fjalë që s’ishin përdorur apo trajtuar në fjalorin e kohës së vitit 1980, fjalë të rralla. Ka kryer me dhjetra orë mësimi model, pune metodike e shkencore. Bashkëpunëtor në Institutin e Gjuhësisë pranë Akademisë së Shkëncave, nën drejtimin e profesor Androkli Kostallarit. Ka mbajtur tre kumtesa në simpoziume në lidhje me fjalën e rrallë. Drejtor shkolle tek “Naim Babameto”, pastaj kryetra i këshillit të Bashkisë Sukth dhe më 2005 del në pension. Më 2006 e shohim drejtues dhe menaxhues për hartimin e dokume-ntacionit, kuadrit dhe planifikimin inxhiniero-teknik të të gjithë ambienteve të shkollës jo publike 9 dhe 12 vjeçare “Pavarësia” Durrës. 2002-2009 arsimtar në shkollën jo publike 9 dhe 12 vjeçare “Kasa”, Plazh Durrës. Dija dhe talenti të gërshetuara së bashku e bën të njohur këtë intelektual në fushën e pikturës, dizenjos që me dinjitet dhe profesionalizëm në çdo shkollë, kudo që shkoi dha pikturë, krahas lëndës së tij, gjuhë-letërsisë. Më 1970-ën vlerësohet piktor me kategorinë e pestë. Më 1967-ën merr pjesë në ekspozimin e 12 pikturave në ekspozitën që hapet në Shkodër pranë Institutit të Lartë Pedagogjik “Luigj Gurakuqi”. Në Korrik të 1968-ës bëhet i njohur e diplomohet si skenaristi më i mirë me dramën “Hekuran Zenuni” sid he njihet si aktor në këtë dramë. Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit në teatrin e Fierit dhe të Vlorës zë vendin e dytë në shkallë republike. Merr pjesë në seminare kombëtare në ushtri, mbi edukimin ushtarak, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Pjesëmarrës dinjitoz në shumë ekspozita pikturash si në Fier, Shijak, N.B. Sukth. Ka ideuar dhe ngritur disa kabinete mësimore të kohës, për shkollat tetë vjeçare e të mesme. Më 1990-2005 ka ideuar e realizuar anën figurative të shkollave: “Marie Kaçulini”, “Naim Babameto”, “Jusuf Puka”, “Mjeshtria Sportive”, “Nënë Tereza”, “Kushtrimi Lirisë”, “Kasa”, dhe shkolla “Nehemia” në Pogradec. Dhe sot në këtë moshë i preokupuar si një familjar model, prind shembullor, bashkëshort ideal dhe gjysh, profesor Qemal Vrioni nuk shkëputet dot nga aktiviteti duke dhënë këshilla e duke dhuruar krijimtari artistike. Një studioz që të le mbresa respekti për dijet e tij të fituara në jetë. Në dukuritë e tij pozitive sheh një portret të një intelektuali të mirëfilltë nga ku në çdo kohë e shoh me libra ndër duar. I rregullt dhe me një prezentabilitet ai është një shembull për qytetarinë durrsake. I qeshur dhe kopetent për të vlerësuar e studiar çdo gjë në shërbim të shoqërisë. Ka ndjesi të veçantë për njerëzit e artit, për shkrimtarët e mëdhenj të kohës duke veçuar Tolstoin, Dostojevskin, Kafkën, Drajzerin etj. Ndër të mëdhenjtë e letërsisë shqipe flet me pasion për Fishtën, Nolin, Frashërin, Lasgushin, Kadarenbë, Visar Zhitin, e shpesh bisedëne mbyll me fjalë të arta: “Shqipëria e të gjithëve, e të mëdhenjve, një komb krenar”

Previous articleTeuta me mungesa të shumta arrin barazimin me Kukësin
Next articleRilindja Shqiptare, Vizioni i “ Socialistit të ri” i Edi Ramës dhe koalicioni i PS-së me LSI-në