Home Aktualitet Kthjellime dhe diell, parashikimi i motit për fundjavën

Kthjellime dhe diell, parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.

Previous articleHoroskopi për ditën e sotme, 7 janar 2023
Next articleDëshmia e ish-kryebashkiakut të Shkodrës: Teksa ngjiteshim malit të Shoshit, nga mbrapa pashë mësues Gjovalinin me gjak në fytyrë…