Home Ekonomia Kthimi i pronave shtetërore te qytetarët, kreu i ATP-së zbulon procedurat e...

Kthimi i pronave shtetërore te qytetarët, kreu i ATP-së zbulon procedurat e reja të kompesimit

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Geraldo Durdaj tha se është rritur interesimi i qytetarëve për të kërkuar kthimin apo kompensimin e pronave.

Ai tregoi se ligji parashikon tre forma të kompensimit të pronave por theksoi që një kompensim i plotë fizik, mund të bëhej vetëm në rast se prona nuk është e regjistruar si pronë shtetërore dhe nuk ka qenë e regjistruar në emër të individëve të tjerë më herët.

“Nëse flasim për çështjen e pronave, ne flasim për një problem shumë të qenësishëm, i cili i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët.

Kompensimi fizik mund të bëhet i plotë në rast se prona figuron se është në emër të shtetit, ndërsa në të kundërt, duhet të aplikohet një tjetër nga format”,-tha Geraldo Durdaj.

Previous articlePD-ja apo korrupsioni, problem më i madh në Shqipëri?!
Next articlePolicia e Shtetit, 6 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre dy anglez.