Home Rajoni Kthesë e re në kërkimet për shqiptaren e zhdukur në Greqi, babai...

Kthesë e re në kërkimet për shqiptaren e zhdukur në Greqi, babai i saj: Hetimet po zvarriten me qëllim! Vajza të na thërrasë nëse është gjallë

Pas dëshmisë së një gruaje e cila tha se e kishte parë në Suedi shqiptaren Artemis Vasili e cila është zhdukur pas dy vitesh, babai i kësaj të fundit ka bërë një thirrje që vajza e tyre t’i kontaktojë nëse është gjallë dhe nëse e ka të mundur një gjë të tillë.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se babai i 22 vjeçares të zhdukur, beson se dikush në zonën e tyre ku jetonin në Koropi të Greqisë, ka dijeni për rastin dhe akuzoi autoritetet se po zvarrisin hetimet.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, një shqiptare telefonoi për emisionin grek ‘Star’ dhe deklaroi se e kishte partë Artemisën së bashku me disa persona të tjerë në Suedi me të cilët fliste shqip dhe anglisht. Ajo zbuloi se në momentin që e thirri në emër, personat që ishin me të e morën të renë dhe u larguan.

Sipas dëshmitares, Artemis po mbahej kundër dëshirës së saj nga një grup personash në Suedi. Ajo shtoi se me të ishte një djalë dhe një vajzë që i flisnin në shqip dhe greqisht dhe sapo kishte tentuar t’i bënte një foto, e kishin hipur në makinë dhe ishin larguar.

Më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe.

Previous articleJa pse Pablo Neruda u vra nga regjimi kilian i Augusto PinoçetIt
Next articleU transportua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Pëllumb Piperos