I ftuar në “Newsline” në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje, Drejtori Juridik i Agjencisë së Pronave, Arilind Beqiri i cili foli pikërisht për vendimin e fundit të qeverisë për kthimin e pronave tek ish-pronarët.
Beqiri tha se me miratimin e akteve të fundit, tanimë nuk ka më asnjë pengesë për kthimin e pronës 100% tek ish-pronari.
“Në radhë të parë dua të saktësoj diçka, ligji nuk e implementon të drejtën për paraqitje e kërkesave të reja në agjenci, por parashikon një rivendosje të afatit administrativ për shqyrtimin e kërkesave, të cilat kanë qenë në shqyrtim dhe ata që nuk kanë qenë marrë në shqyrtim për shkak të ezaurimit të afatit ligjor.
Më hyrje në fuqi të ligjit 77/2022, që u miratua në vitin 2022 si edhe me miratimin e dy akteve të miratuara ditën e djeshme, tanimë Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka më asnjë pengesë.
Në vazhdim Agjencia do të marrë në shqyrtim 6 mijë dosje.
Ky ligj parashikon mundësinë ligjore që Agjencia të ktheje 100% pronën te pronari” u shpreh Beqiri.
Ai shtoi se pronë e lirë quhet çdo pronë që nga procedimi administrativ do të rezultojë e tillë, ndërsa sa i përket fatit nëse ligji 7501 është ende një problem, Beqiri theksoi se kjo është një çështje e tejkaluar taninë.
Pronat që janë ndarë me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës së pronës që do të rezultojë e lirë.
“Ligji i mëparshëm për pronat që ishin shpërndarë me 7501 konsideroheshin si përfitime të zbritshme për këto ish-pronarë, tani jo më. Pronat e kthyera me 7501 nuk do t’i zbriten më sa i takon pjesës që do të rezultojë e lirë” tha Drejtor Juridik i Agjencive së Pronave.
Me pronat që nuk janë të lira dhe që janë zënë në mënyrë informale, Beqiri shprehet se Agjencia po vijon me ekzekutimin e kompesimit dhe kjo do të variojë në varësi të kërkesës.
“Kjo varion në varësi të kërkesës. Ata që janë të zëna në mënyrë informale, Agjencia vijon me ekzekutimin e kompesimit.
Janë mbi 8350 kërkesa të cilat tashmë janë ekzekutuar për kompensim në masën 70% të vlerës së kompesimit, sipas 74 vendimeve të dala nga Këshilli i Ministrave të dëla për kompesimin e ish-pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtime informale” shtoi ai.
Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, Beqiri tha se kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligji do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.
Ai i bërë thirrje subjekteve që kanë çështje të pronave në gjykatë dhe ende nuk kanë një vendim, të heqin dorë dhe t’ia parashtrojnë atë çështje për zgjidhje Agjencisë.
“Sa i takon pronave që janë në proces gjyqësor, kjo i mbetet juridiksionit të gjykatës për ta vlerësuar. Agjencia sipas ligjit do të vërë në ekzekutim të gjitha vendimet gjyqësore përfundimtare.
gjyqësor, për situata kur këto gjykatë të shkallës së parë, që nuk kanë ende një vendim, mund të heqin dorë nga gjykimi i çështjes, për t’ia parashtruar çështjen për zgjidhje Agjencisë së Pronave” theksoi Beqiri.
Sa i përket kostos, Beqiri tha se sa i përket të dhënave që ka Agjencia, kostoja kap vlerën e 116.4 miliard lekë.
“Aktualisht Agjencia mund të japë shifra statistikore vetëm sa i përket të dhënave që ajo disponon. Të cilat i referohen vlerësimeve financiare për nevojat e ekzekutimit që shkojnë në vlerën 116.4 miliard lekë.
Sa i përket procese gjyqësore, vendimet e gjykatave nuk mund t’i parashikojmë.
Agjencia disponon një fond financiar të mjaftueshëm për ekzekutimin dhe përfundimin e plotë të procesit dhe një fond fizik të tokës, që vlerësojmë se është i mjaftueshëm për procesit të kompesimit të pronave brenda vitit 2026” tha Beqiri.