Home Slideri Kryetarja e Gjykatës në Durrës vendim skandal për vjedhje pronash. Qeleshi ka...

Kryetarja e Gjykatës në Durrës vendim skandal për vjedhje pronash. Qeleshi ka dhënë vendimin edhe për pronat e ish NPV dhe njerëz në emrin e saj kanë kërcënuar gazetën Bulevard

sddefaultJa vendimi skandaloz i  Kryetares së Gjykatës Durrës: “Nga provat shkresore dhe ato me dëshmitarë të shqyrtuara në gjykim, rezulton se paditësi e ka pasur të rrethuar sipërfaqen  e mësipërme prej 45 mijë metra katrore, ai është kujdesur dhe e ka shfrytezuar këtë siperfaqe si të ishte pronar i vetem i saj. Kështu, fillimisht paditësi ka pasur të ndërtuar në një pjesë të pasurisë një kioske, të cilën e përdorte si bar-restorant gjatë muajve të verës ndërkohë është kujdesur duke mirëmbajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjeter te pretenduar si pronë e tij”.

Grabitje maramendëse! Shtetin dhe pronën publike në administrim të tij, e grabit dhe e rregjistron si pronë, kush të dojë. 45 mijë katrore toke e pemishte-pronë e shtetit në zonën e gjirit të Lalëzit-fshati Draç, njësia Ishëm, Bashkia Durrës, me vendim gjyqi, i kanë kaluar një shtetasi që e ka zaptuar atë në mënyrë të paligjshme për vite të tëra. Skandal.al ka publikuar vendimin e plotë të një gjykatesi të vetëm në gjykatën e Durreësit. Vendimi është i pabesueshëm! Sipas përmbajtjes së tij, Hil Seçuni në vitin 1991 ka zënë një sipërfaqje toke-pemishte, gjithsej 45 mije meter katror, në Gjirin e Lalëzit. Nuk dispononte asnjë dokument për të. Përkundrazi, deri në mars të këtij viti-2016, e gjithë sipërfaqja rezulton në “pasuri e paluajtshme publike” në rregjistrat e këtij shteti. Por, ndodh që edhe pse kështu, me një vendim të mëparshem po të gjykatës së Durrësit, fiton statusin e trashëgimlënësit për Pal Seçunin, djalin e tij. Ky i fundit-Pal Seçuni i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një padi ku kërkon që bashkia Durrës, ta njohë për pronar-në cilësinë e trashëgimtarit, të sipërfaqes prej 45 mijë metër katror në fshatin Drac, njësia administrative Ishëm nëq bashkinë Durrës. Dhe gjykata e bën, shqyrton, gjykon dhe e shpall pronar të kesaj siperfaqeje. Joana Qeleshi, gjykatësja e vetme në këtë proçes duhet të  jetë  një  shembull klasik me këtë vendim. Në vendim gjykatësja thotë:

Nga provat shkresore dhe ato me dëshmitarë të shqyrtuara në gjykim, rezulton se paditësi e ka pasur të rrethuar sipërfaqen  e mësipërme prej 45 mijë metra katrore, ai është kujdesur dhe e ka shfrytëzuar këtë sipërfaqe si të ishte pronar i vetem i saj. Kështu, fillimisht paditësi ka pasur të ndërtuar në një pjesë të pasurisë një kioske, të cilën e përdorte si bar-restorant gjatë muajve të verës, ndërkohë është kujdesur duke mirëmbajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjetër të pretenduar si pronë e tij”.

 

Eshtë e zeza në të bardhë tamam kështu. Gjykatesja Joana Qeleshi thotë se këtë e ka provuar me dëshmitarë, 11 të tillë, të cilët i ka dëgjuar në seancë gjyqësore. Për të, siç edhe është shkruar në vendim, mundet që ti të zaptosh një pronë çfarëdo- në rastin në fjalë një pasuri të tërë në Gjirin e Lalëzit, ajo të jetë pasuri e paluajtshme, ti ta zotërosh atë në menyrë të qetë dhe pa nderprerje për 20 vite, të sillesh me të si të jesh pronar i vetëm dhe ti të bëhesh pronar i ketij sendi, pasurie të paluajtshme. Është provuar në gjyq që kjo sipërfaqe toke është pronë publike shtetërore. Por, atë se ka mbrojtur kërkush. Madje as në gjyq. Gjyqi i mësipërm është zhvilluar në mungesë të Bashkisë Durrës, Avokaturës së Shtetit dhe Zyrës vendore të rregjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Vendimi i konfliktit

Vendimi në fjalë dyshohet se është arsyeja e masakrimit një javë më parë të një sipërmarrësi të huaj, Faad Mitri-përfaqësues me prokurë i shoqërisë së huaj OMNIX. Dy qeveri, ajo e Sali Berishës dhe aktualja, kjo e Edi Ramës, i kanë dhënë në shfrytëzim tamam këtë sipërfaqe pronë publike, shoqerisë OMNIX, për të ndërtuar aty një resort turistik. Vlera e tij shkon në 180 milionë dollarë. Qeveria e Sali Berishës e ka marre këtë vendim në vitin 2008. Pra, prej atij vendimi, sipërfaqja e pronës së paluajtshme publike, ka qenë ligjërisht në përdorim të shoqerisë OMNIX. Për 5 vite të tjera, qeveria e Sali Berishës nuk pajisi me leje ndërtimi shoqërinë në fjalë. Vendimi për dhënien e lejës së ndertimit u dha nga KKT vetëm një muaj më parë, gjithnjë në të njëjtën sipërfaqe. Por,  gjykatësja Joana Qeleshi as që i ka shqyrtuar këto të dhëna të materializuar në vendime të institucioneve shtetërore. Në asnjë rresht të vendimit permendet statusi ligjor i asaj prone publike, madje as vendimet e institucioneve shtetërore për zhvillimin e kësaj prone. Shoqëria OMNIX kishte bërë gati nisjen e punimeve në ditët e para të tetorit dhe kjo ka bërë edhe me agresiv njerëzit që e pretendojnë këtë pronë, thjesht prej zaptimit. Për vite të tëra kompania ka patur shqetësime deri në kërcënim për këtë pronë, dhënë për shfrytëzim e zhvillim nga qeveria e Shqiperisë. Kur sheh gjithë kronologjinë e kësaj historie, nuk mund të mendosh rastësinë sa i përket vendimmarrësve. I pari dhe në nivelin më të lartë është Sali Berisha. Është qeveria e tij që ka nisur proçedurën e ndertimit të një resorti në këtë pronë, përmes shoqerisë OMNIX. Por, është po ai që për pesë vite me radhë nuk e leshoi një leje ndertimi për këtë. Nje ish- punonjesë e zyrës avokatore Malltezi & Kola, sot gjykatëse në gjykatën e Durrësit-Joana Qeleshi është vendimmarrësja e fundit në këtë histori. Ajo i ka kaluar këtë pronë publike, nje shtetasi që thjesht e ka zaptuar atë, e ka vaditur e kositur barin në të. Vendimi në fjalë dyshohet se është thelbi i një konflikti që sa ka ardhur e është bërë edhe më agresiv, kur Faad Mitri-përfaqësuesi me prokurë i OMNIX, është masakruar deri në gjymtim javën e shkuar. Gjiri i Lalazit është një prej pasurive më të mëdha në bregdetin e Adriatikut. Në “fshatra” private, të ndërtuara përmes lejeve të zhvillimit që kanë transferuar prona publike tek zhvillues privatë, janë strehuar një sërë funksionaresh politikë e shtetërore të viteve të fundit. Por,  secili prej tyre shqetësohet për pronën e tij. As  fare për atë që është pronë e shtetit. Madje kanë harruar fare vendimet e tyre; mbase dhe jo, mbase po i perdorin për përfitime të reja.

Reagimi

Pal Seçuni, i kontaktur nga gazeta “Bulevard” lidhur me rastin flagrant të publikuar në media, ka pohuar që nuk ka dijeni mbi këtë situatë të krijuar me pronën e tij. Sipas pohimit të tij, Seçuni ka thënë se  ka ndjekur rrugën ligjore për të përvetësuar  pronën e tij, si trashëgimtar dhe aktualisht është në fazë pritje nga Hipoteka, që nuk e di përse nuk e ka vazhduar proçedurën. Më andej, ka pohuar e është thirrur nga policia e Durrësit, lidhur me rastin e rrahjes barbare që u bë ndaj biznesmenit lituanez, por që e kanë lëshuar pas verifikimeve të bëra, pasi nuk dyshohet të jetë i implikuar në ngjarje. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur me pronën time. Nuk kam dijeni për këto publikimet që ju më thoni. Unë jam në pritje të vendimit që do të nxjerrë Hipoteka, s’më ka kontaktuar askush mbi vijimësinë e proçedurave”, përfundon Seçuni për gazetën “Bulevard”

Nderkohë që kjo gjyqtare ka dhënë vendime te cuditëshme, ku perseri në mes ka qenë bashkia për prona te ish NPV-ja!Madje element krinal ne Durrës ka kercenuar gazetaret e Bulevardit nese permendej kryetarja e gjykates, Qeleshja!