Home Slideri Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i jep titullin “Mirënjohje e...

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i jep titullin “Mirënjohje e Qytetit” skulptorit të njohur Idriz Balani

BALANI4Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit” skulptorit të njohur durrsak Idriz Balani. Me këtë rast ishte organizuar një ceremoni e veçantë ku merrte pjesë krye-bashkiaku Vangjush Dako, deputetë të Durrësit dhe mjaft personalitete të artit dhe kulturës të vendit tonë. Në karrierën e tij 35 vjeçare në fushën e skulpturës Idriz Balani ka krijuar vepra monumentale veçanërisht të figurave të shquara historike të vendit dhe punët e tij janë të vendosura në Durrës por edhe në shumë qytete të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës. Në fjalën e tij kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka vlerësuar lart punën e madhe që ka bërë skulptori Balani jo vetëm përsa i përket vlerave artistike por edhe përjetësimit të figurave të shquara historike të kombit shqiptar. Më pas kryeba-shkiaku Dako i ka dhënë skulptorit të njohut Titullin “Mirënjohje e Qytetit” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në skulpturën shqiptare, veçanërisht në përje-tësimin e figurave tona historike”. Idriz Balani e ka filluar karrierën e tij artistike që në vitin 1979 kur është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ka bashkëpunuar me skulptorët më të mëdhenj shqiptarë si skulptori i popullit Mumtaz Dhrami etj dhe në karrierën e tij të gjatë artistike ka realizuar kryesisht monumente dhe buste. Në Durrës janë të vendosura në të gjithë qytetin skulpturat e Balanit ku disa prej tyre janë bustet e figurave të shquara si Naim Frashëri, Kozma Nushi, Sabri Tuci, Telat Noga etj. Ndërkaq skulptori i njohur Idriz Balani ka realizuar shumë buste e monumente edhe në Kosovë ku mund të përmenden monumenti i patriotit Haxhi Zeka në bashkëpunim me skulptorin Qazim Kërtusha vendosur në qytetin e Pejës apo edhe shumë buste të tjera të figurave të shquara si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ibrahim Rugova etj të vendosura në disa qytete të Kosovës. Ndërkohë një nga punët e tij më të njohura është busti i Isa Boletinit, një monument historik me lartësi 3.60 metra i vendosur në Mitrovicë dhe në Isniq. Skulptori Idriz Balani vazhdon të punojë me disa monumente të tjerë që përjetësojnë figura të shquara të kombit tonë dhe që do të vazhdojnë të vendosen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Previous articleKur patriotizmin nuk e mban administrata e doganierit
Next articleVazhdon publikimi i skandaleve të investimit së qeverisë Berisha në arsim