Home Sport Kryeqyteti “mban frymën”, luhet derbi Partizani-Tirana, ja sa bileta janë shitur

Kryeqyteti “mban frymën”, luhet derbi Partizani-Tirana, ja sa bileta janë shitur

Derbi i kryeqytetit mbetet një sfidë unike, sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar.

Derbi i tretë sezonal vjen me një shije të veçantë, është shumë i rëndësishëm për objektivat sezonal, ose më saktë për objektivin titull.

Shehi

Me tre pikë diferencë në raport me Partizanin, Tirana vjen më e qetë në këtë derbi, në letër mund të luaj edhe për të dy rezultatet, por një sfidë derbi nuk luhet, por fitohet, është e vështirë të bësh llogari. Pas humbjes së pësuar përballë Teutës, Tirana gjeti “shërim” në Kupë duke fituar përballë Kastriotit me rezultatin 4-1. Shehi ka në dispozicion grupin e plotë, me përjashtim të Kristal Abazaj.

Colella

Në një situatë jo shumë të përshtatshme ndodhet Partizani, ky është një derbi ku vlen vetëm fitorja. Nëse të kuqtë dëshirojnë të qëndrojnë në “vallen e titullit”, duhet të mposhtin Tiranën ashtu siç bënë në derbin e fundit. Të kuqtë vijnë pas një humbje të rëndë në Kupë përballë Vllaznisë, një disfatë që vendosi në dyshim vazhdimësinë e Colella-s. “Demat” vijnë të plotë në këtë përballje, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit.

 

 

331512243 930481271301268 4401932477202947390 N

Si gjithnjë ata që nuk zhgënjejnë në derbi janë tifozët. Edhe në këtë sfidë pritet një atmosferë e nxehtë teksa “Sport News” mëson se deri në këto momente janë shitur afro 11 mijë bileta.

Previous articleVIDEO/ Kali në Turqi nxirret i gjallë pas 21 ditësh poshtë rrënojave të ndërtesës
Next articleOsmani: Do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së