Home Kosova Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

largea_1379074919Krasniqi ka uruar që të bëhet realitet programi i z. Rama i bërë publik në Tiranë dhe Prishtinë

Janë krijuar parakushte për thellim të bashkëpunimit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës dhe të punës.

Rama lavdëron afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të arriturat e saj evidente .

Bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel , do të ndikojnë pozitivisht për bashkëpunim ndërshqiptar dhe më gjerë, si dhe do të jen faktor nxitës për investimin e kapitalit të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit ia ka uruar detyrën e re me përgjegjësi, në krye të ekzekutivit shqiptar. Krasniqi ka shprehur kënaqësi për zgjedhjet e lira dhe demokratike të mbajtura në Shqipëri, duke shfaqur dëshirën dhe shpresën e tij që të bëhet realitet programi i z. Rama i bërë publik në Tiranë dhe Prishtinë. Ai ka vlerësuar se janë krijuar parakushte për thellim të bashkëpunimit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës dhe të punës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shfaqur kënaqësinë për vizitën zyrtare në Kosovës dhe për rastin që iu ka dhënë që t’iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka përkujtuar luftën e gjatë të popullit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë për shtetformim. Rama ka çmuar afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të arriturat e saj evidente. Ai e ka ripërsëritur edhe në këtë takim interesimin e tij, si kryeministër i Shqipërisë, për takime të përbashkëta në Prizren të dy qeverive dhe të përvijimit të projekteve të përbashkëta strategjike. Ai,

ndërkaq, është shprehur i bindur se bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel , do të ndikojnë pozitivisht për bashkëpunim ndërshqiptar dhe më gjerë dhe se do të jenë faktor nxitës për investimin e kapitalit të huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Krasniqi ka vlerësuar se dialogu dhe marrëveshjet me shtetin serb janë të domosdoshme, por ka theksuar se Beogradi zyrtar vazhdon përpjekjet për defunksionalizimin e institucioneve të Kosovës.