Home Kronika Kryente abonime të paligjshme për paketa të ndryshme televizive, arrestohet 37-vjeçari, sekuestrohen...

Kryente abonime të paligjshme për paketa të ndryshme televizive, arrestohet 37-vjeçari, sekuestrohen rreth 13 mijë euro

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për goditjen e paligjshmërisë.

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur edhe të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• A. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, shtetasi A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

SOURCEBulevard News
Previous articleNjerëz, coronavirusi nuk është barcoletë!
Next articleAPD/ Informacion i përditësuar mbi veprimtarinë portuale