Home Politike Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Do të realizohet për herë të parë falas,...

Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Do të realizohet për herë të parë falas, me financim 100% nga shteti

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm për fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas Ramës do të realizohet për herë të parë me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, në strukturat publike, FALAS, me financim 100% nga shteti.

“Një lajm fantastik për fëmijët me nevoja të veçanta. Realizohet për herë të parë me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë, në strukturat publike, FALAS, me financim 100% nga shteti.

Ministrja Manastirliu në QSUT, me ekipin e mjekëve që realizuan ndërhyrjet delikate tek 5 fëmijë të vegjël, të cilëve do t’u kthehet dëgjimi dhe do të integrohen plotësisht në jetën shoqërore.

Ndërhyrja dhe aparatura e kushtueshme do të rimbursohet nga shteti çdo vit”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/973637003153111/?__cft__[0]=AZVI8mLAxzhVOfdbUxsZpb040E70pDa1auRDFe11vU1qNbnHXVZa5OG8So2LthcZt4McY-FuX3Fmfg87Syn4X7X6j7o5NIf7wQ7Uyhk8R5obhbRlM8ot1asOZA-hxvAyP5-OX0ZYEyNLXEwHz2f9DngaKFcMtXqlmVlG7qNciIy8jDKdQopufuwVgJiqa3RQ8CA&__tn__=%2CO-R

SOURCEbulevard news
Previous articleMeta nuk iu ndahet mesazheve të koduara/ Presidenti paralajmëron veprimin e rëndë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021
Next articleIbsen Elezi tallet me Bashën: Stambolli digjet, republikasi krihet