Home Politike Kryeministri Rama: Në kantierin e rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë...

Kryeministri Rama: Në kantierin e rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë që brenda vitit do të jetë gati

A mendoni se 10 emrat e Partise Socialiste e nxjerrin atë fituese në qarkun e Durrësit ?

View Results

Loading ... Loading ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Konviktet e rikontruktuara të Fakultetit të Mjekësisë brenda vitit do të jenë gati.

Postimi i Ramës

Tiranë- Në kantierin e rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë që brenda vitit do të jetë gati

Projekti i godinave studentore RSU 2 parashikon ndërtimin e dy objekteve me 8 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë, me nga 79 dhoma secili, të ndërtuara sipas standardeve ndërkombëtare Eurocode 8, jo vetëm për të garantuar cilësi dhe siguri në ndërtim, por edhe kushte optimale akomodimi për studentët, me hapësirat e përshtatshme të fjetjes, gatimit, leximit, bibliotekë, lavanderi etj

Rindërtimi vazhdon me të katër programet aktive në 11 bashki, banesat individuale, pallatet në lagjet e reja, 28 kantierë të infrastrukturës moderne dhe 160 objekte arsimore.

Në pranverë 2022, gjithçka e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të ketë rilindur, më mirë, më bukur, më fort!

*Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në inspektimin e punimeve

SOURCEBulevard News
Previous articleDetaje/ Etilda Gjonaj, e para në listën e PS për Tiranën
Next articleGJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’