Home Politike Kryeministri Rama i kthehet keq qytetares dhe jep lajmin për pensionistët

Kryeministri Rama i kthehet keq qytetares dhe jep lajmin për pensionistët

Ditët e fundit po përflitet se si shkak i dëmeve që la pas tërmeti pensionistët nuk do të marrin shpërblimin e përvitshëm të Vitit Të Ri. Mirëpo këto janë thjesht zëra dhe ende nuk janë konfirmuar ligjërisht.

Nisur nga këto thashetheme qytetarët e kanë kritikuar kryeministrin Rama se po i lë pensionistët pa Vit të Ri. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, i cili tha se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se pensionistëve do t’iu japin aq sa munden në këtë situatë të vështirë që është vendi pas tërmetit.

REPLIKAT:

Komenti: Ore ti po gezon 1000 veta dhe po le pa vit te ri 10000 u hoqe dhe shperblimin pensjonistve te shket qe atje po i mbanin syt

Edi Rama: Ja xhan shikoje vete, e ke rastin tend konkret mu ketu, tani, se se lind nje muhabet pa lidhje e tirret kot nga nje genjeshter! Ku e degjove dhe si e verifikove ti qe pensionistet nuk do marrin asgje per Vitin e Ri nga qeveria?! Po qe une vete s’e paskam dhene nje rroge nga e nxorre, sepse jo une, po bashke me mua tere qeveria e tere deputetet e mi, e kane dhene rrogen nentorit ne te vertete, qysh ne fillim, madje edhe kryetaret e bashkive po ashtu! Po per Fondin Monefar ku degjove qe ka dhene ndonje fond meqe i thua Manjoles shko informohu, qe te informohem edhe une me kete rast, se nuk me rezulton diçka e tille? Pse xhanem duhet folur kot dhe jo vetem kot, po edhe keq se mire kot, kur e mira e do te flasim me mend e me fakte? Nejse, qe ta dish edhe ti tani, pensionisteve do t’u japim gjithcka mundemi ne keto kushte, po pa asgje jo, nuk do t’i leme ne asnje menyre. Gjithe te mirat dhe hiqe ate vjedhjen nga fjalori se eshte fjale e madhe dhe nuk duhet perdorur per t’i baltosur te tere, se eshte e pavertete dhe eshte turp qe te thuhet se jane te tere njesoj hajdute! Te jesh mire xhan dhe pak me shume miresjellje e vetepermbajtje ne perdorimin e gjuhes, vetem te nderon, pervecse te ben mire edhe per shendetin se nuk e helmon gjakun tend ne kete fare feje! Perqafime

Previous articleVIDEO/Basha kujton kohën kur ishte ministër i Brendshëm dhe arritjen e madhe: Unë e kam shoqëruar grupin e parë
Next articleVazhdojnë protestat në Hong Kong, përleshje në qendrat tregtare