Home Kosova Kryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës, çështje e kryer

Kryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë së Kosovës, çështje e kryer

kryeministri tuniziMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Republikën e Tunizisë është pritur nga Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, nga i cili mori mbështetje të madhe për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Jebali, pohoi se njohja e pavarësisë së Kosovës, po thuajse është çështje e kryer, dhe se i mbetët Presidentit se kur do ta bëjë zyrtare njohjen për Kosovën. Po ashtu ai shprehu keqardhje që Tunizia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Njohja e pavarësisë se Kosovës, nga Republika e Tunizisë po thuajse është çështje e kryer, dhe se i mbetët Presidentit të Tunizisë se kur do ta bëjë publik vendimin për njohje . Këtë i lajm i ia kumtoi Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, shefit të diplomacisë nga Kosova, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për vizitë me karakter lobues për Kosovën në Tunizi. Pas takimit edhe ministri Enver Hoxhaj, tha se njohja për Kosovën do të vij së shpejti nga Tunizia.

Ndërsa Kryeministri i Tunizisë, Hamadi Jebali, pas takimit me Ministrin e Jashtëm kosovarë, Enver Hoxhaj, tha se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Tunizia, po thuajse është çështje e kryer. Ai tha se i mbetët presidentit të Tunizisë të vendosë se kur do ta bëjë publike njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës mundë të them se tashme është e kryer. I mbetet presidentit të Tunizisë, se kur do ta bëjë publike vendimin për njohjen e Kosovës. Ndjej keqardhje qe Tunizia është vonuar në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne do të rrisim bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe po ashtu do t’i mbështesim ato në procese të rëndësishme”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Kryeministri i Tunizisë Hamadi Jebali, u pajtuan që Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me Tunizinë si dhe të bashkëpunoi në shumë fusha të rëndësishme, si në ekonomi arsim kulturë dhe turizëm. Hoxhaj po ashtu është takuar edhe me kryetarin e partisë më te madhe në Tunizi, El-Nahada, Rashid Ghnannushi, ku edhe nga ky i fundit mori mbështetje të madhe për njohjen e Kosovë nga Tunizia.

Previous articleAthina në kaos, sektori i transportit publik në grevë 24 orëshe
Next articleUEFA, Infantino: Zero tolerancë për trukimet e ndeshjeve