Home Kosova Kryeministri i Kosovës, Kurti: NATO është një pjesë jetike e së shkuarës,...

Kryeministri i Kosovës, Kurti: NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rithekson edhe njëherë qëllimin e Kosovës brenda NATO.  Ai shkruan se NATO ka qenë jetike për Kosovën që nga viti 1999, vitin kur ndali gjenocidin serb. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë. Siç diskutova me @JFC_Napoli Komandant Munsch, ne jemi gati të kthejmë. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”- shkruan Kurti

Previous articleModeli enverist i antiamerikanizmit të Berishës
Next articleNew York Times: Piramida e diktaturës, basti i së ardhmes së Shqipërisë