Home Rajoni Kryeministri holandez: Penalizimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i padrejtë

Kryeministri holandez: Penalizimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i padrejtë

Gjatë Samitit Evropian në Bruksel, kryeministri holandez Mark Rutte shprehu shqetësimin për bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se po bëhen përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke shtuar se ka një shans 50-60 për qind që të arrihet javën e ardhshme dhe gjërat të lehtësohen disi.

Rutte u shpreh së në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, sepse rajoni ka disa probleme të theksuara.

“Francezët, gjermanët dhe madje edhe holandezët ishin përpjekur të negocionin një rezultat të caktuar, duke theksuar se bullgarët tani po bëjnë përpjekje për të bërë një hap përpara. Sigurisht, kjo duhet të jetë e pranueshme edhe për maqedonasit.

Asgjë nuk është e lehtë në Ballkan, kam përshtypjen se kurrë nuk do të jetë, por këtu mendoj se ka një shans 50-60 përqind për përparim gjatë javës së ardhshme”, tha Rutte përpara Këshillit Evropian në Bruksel.