Home Politike Kryeministri belg në Tiranë: Vendet e Ballkanit kanë bërë progres, por ka...

Kryeministri belg në Tiranë: Vendet e Ballkanit kanë bërë progres, por ka ende punë, Rusia po përpiqet të destabilizojë, por ne jemi bashkë

Kryeministri belg Aleksandër De Croo ka mbërritur në Tiranë për samitin e BE. Në fjalën e tij para mediave De Croo tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar shumë por kanë ende punë përpara për të bërë.

Ai foli edhe për Rusinë, ku theksoi se po përpiqet të destabilizojë jo vetëm Ballkanin por edhe BE. De Croo tha se bashkimi i BE -së dhe Ballkanit është përgjigja më e mirë që mund ti jepet Rusisë.

“Flas për Ballkanin Perëndimor. Ka përparim, ka ambicie që ky përparim të ecë më shpejt, por nuk ka rrugë të shkurtër. Ka një punë të jashtëzakonshme për tu bërë. Moment si ky i sotmi duhet të tregojë se kanë ndodhur shumë gjëra dhe ka progres në këto vende. Mendoj se duhet folur për progresin dhe atë që duhet bërë. Më lini t’iu them që ka shumë harmonizim mes vende të BE dhe Ballkanit Perëndimor, sa i takon politikës së jashtme. Harmonizim në politikën e vizave edhe në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.

Në një fushë si migracioni duhet një dialog konstant dhe samiti të tilla janë të rëndësishme për t’i treguar pjesës tjetër të botës që jemi të harmonizuar. Rusia përpiqet të ndikojë jo vetëm këtë rajon por edhe në BE. Uniteti është diçka që e shqetëson Rusinë. Diçka që e shqetëson Rusinë që përpiqet të destabilizojë. Përgjigjja jonë mund të jetë që bashkimi ynë është më i fortë se kurrë.

Ka një përparim të dukshëm dhe ka një përgjigje nga BE për sinjalet që i janë përçuar Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky është një proces administrativ me reforma që janë të vështira dhe nuk mund ti bie shkurt. Ka edhe një proces politik. Jemi të vetëdijshëm që duhet të ruani momentin politik. Është roli ynë ti ndihmojmë vendet ta ruajnë rolin politik”, tha ai.

Previous articleRama: Anëtarësimi në BE nuk është provim që mund të mashtrosh, duhet më shumë punë
Next article“Duhet të jesh idiot mos kuptosh ç’na pret”/ Arian Cani thirrje shqiptarëve: Largohuni masivisht nga ky vend sa më parë