Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Me anë të një postmi në Facebook, Kryemadhi shkruan se takimi ishte mjaft i ngrohtë, duke theksuar se se Open Balkan është një nismë pa transparence dhe se nuk duhet të promovohet.
Postimi i Plotë:
Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon. Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të cuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj.