Deputetja Monika Kryemadhi ka mburrur bashkëshortin e saj, njëkohësisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Kryemadhi tha në një intervistë në emisionin “Ora e Betit”, se në kohën e Ilir Metës shqiptarët kishin më shumë para. Ajo pretendon se atëherë në vendin tonë kishte një tjetër standard jetese.
“Tani rritja ekonomike mezi e kap 3 për qind, në kohën e Ilir Metës rritja ekonomike ishte 22 për qind.
Shqiptarët kishin më shumë para, investonin në shtëpitë e tyre, kshin më shumë standart jetese. Tani me 3 përqind rritje ekonomike është vetëm inflacion”, është shprehur Kryemadhi.