Monika Kryemadhi ka dalë në konferencë menjëherë sapo mbaroi orari zyrtar i zgjedhjeve, për të shpallur fitoren. Edhe pse EXIT POLL-et thonë se fiton PS, Monika Kryemadhi shprehet se është opozita që ka fituar, madje jo pak, por plot 90 deputetë.
“Opozita e bashkuar fiton 85-90 mandate. Nga 28-30 mandate merr LSI-ja.
Duhet të çojmë deri në fund këtë oroces. Çdo votë e hedhur në kutitë e votimit është votë e shenjtë.
Simpatizantët e LSI-së dhe të PD-së dhe të gjithë aleatët do të vazhdojmë këtë proces.
Kjo është një nga ditët më të rëndësishme. Zoti ju ruajt, Zoti ju ruajt ju dhe shqiptarët.
Shqiptarët janë më europianë se europianët”, tha ajo.
EXIT pollet në fakt, thonë se LSI maksimumi merr 6-8 deputetë.