Home Politike Kryemadhi braktis qytetarët e Fierit, pasi mori mandatin, hesht për aferën që...

Kryemadhi braktis qytetarët e Fierit, pasi mori mandatin, hesht për aferën që po iu merr jetën

Tymi dhe bloza, kanë mbuluar për disa ditë me radhë qytetin e Fierit, si shkak i djegies së mbeturinave urbane në Mbrostar.

Mbeturinave u është vënë flaka dhe në pak kohë Fieri është nxirë, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e qytetarëve.

Inceneratori i Fierit për të cilin janë dhënë 30 milion euro, duhej të ishte vënë në punë, ndërkohë që përgjegjësia është kthyer në pingopong, duke kaluar fajin sa tek njëri institucion tek tjetri.

Ajo çka e rëndon më shumë situatën është edhe heshtja e drejtësisë, e SPAK-ut, i cili tashmë duhej të kishte reaguar, por në vend të një reagimi, duket se është bërë palë me zjarrvënësit e djegies së mbeturinave dhe me përgjegjësit e inceneratorit që kurrë s’ funksonoi, të paktën deri më tani jo.

Nga ana tjetër ka edhe një heshtje të politikës, kryesisht e Opozitës, e cila duhej të kishte ngritur zërin dhe të dilte në krah të banorëve të Fierit.

Por, Lulzim Basha kreu i PD-së, është kujtuar mëngjesin e sotëm, që të reagojë se po helmohen qytetarët dhe se SPAK nuk po bën hetime.

Ndërsa, nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk është dëgjuar për këtë skandal që po ndodh pikërisht në vendin kur ajo është zgjedhur deputete.

Ajo është zhdukur, dhe nuk do t’ia dijë se çfarë po ndodh në zonën ku kandidoi dhe mori mandatin, madje la Tiranën për të përfaqësuar banorët e Fierit, në Kuvend.

Por, Kryemadhi duket se i ka braktisur që tani banorët e Fierit, ende pa futur këmbët në Kuvend si përfaqësuese e tyre.

Përgjatë fushatës elektorale në Fier, Kryemadhi u shfaq me premtime se do të luftonte bandat  qeveritare dhe se do ishte përkrah qytetarëve për të drejtat e tyre.

Kur qytetarët e Fierit, janë detyruar të largohen nga shtëpitë për shkak. se nuk marrin frymë nga tymi dhe bloza, pra se u rrezikohet jeta, Kryemadhi nuk dihet se ne ç’ vend po bën zonjën e parë apo po bën pushime.

Pamjet apokaliptike që kanë përfshirë Fierin përgjatë të gjithë këtyre ditëve, dhe mos reagimi i Kryemadhit, janë fytyra e vërtetë e LSI-së./CNA.al

SOURCEBulevard News
Previous articleTemperaturat ekstremisht të larta ‘pushtojnë’ vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në ditët e ardhshme
Next articleHaradinaj nxjerr dokumentin dhe sulmon rëndë Albin Kurtin: Po favorizon Serbinë