Kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergey Sobyanin pretendon se një tjetër dron është drejtuar për në Moskë. Sobyanin tha se mbrojtja ajrore e qytetit rrëzoi dronin që po afrohej drejt Moskës dhe konfirmoi se nuk kishte dëme dhe viktima.
Kryetari i bashkisë nuk përmendi në mënyrë specifike se kush qëndron pas sulmit me dron në deklaratën e tij, shkruajnë mediat e huaja. Aeroporti Domodedovo në Moskë mohoi nisjen ose mbërritjen e fluturimeve deri në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale (6:30 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar), megjithëse nuk është e qartë nëse kjo ishte për shkak të një droni, dhe aeroporti tani po funksionon normalisht.