Home Slideri Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pret në një takim kryetarin e komunës...

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pret në një takim kryetarin e komunës së Mitrovicës Avni Kastrati

IMG_3226Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Mitrovicës Avni Kastrati i cili viziton qytetin e Durrësit në krye të një delegacioni nga ky qytet të përbërë nga nënkryetari i komunës dhe anëtarë të këshillit komunal të Mitrovicës. Në këtë takim kryebashkiaku Dako e ka njohur kryetarin e komunës së Mitrovicës Kastrati me punën e Bashkisë së Durrësit në dobi të qytetarëve durrsakë, gjithashtu kryebashkiaku Dako i ka bërë një ekspoze delegacionit kosovar për drejtimet e zhvillimit të qytetit të Durrësit si dhe turizmin në qytetin bregdetar. Po kështu kryebashkiaku Dako ka biseduar gjatë me homologun e Mitrovicës në lidhje me situatën në veri të qytetit kosovar. Nga ana e tij kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati e ka njohur kryebashkiakun Dako në lidhje me situatën aktuale në veri të Mitrovicës duke theksuar se aktualisht gjërat kanë filluar të lëvizin në kah pozitiv. Më tej kryekomunari i Mitrovicës e ka njohur gjithashtu kryebashkiakun Dako me zhvillimet në qytet si dhe me punën e komunës në drejtim të zhvillimeve kryesore në qytetin kosovar. Më pas kryetari i komunës Mitrovicë Avni Kastrati i ka bërë një ftesë zyrtare kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për të vizituar Mitrovicën, ftesë të cilën kryebashkiaku Dako e ka pranuar me kënaqësi dhe deklaroi se do ta vizitojë këtë qytet së shpejti. Më pas kryebashkiaku Dako i ka dhuruar kryekomunarit të Mitrovicës simbolet e qytetit ndërsa nga ana e tij kryekomunari Kastrati i ka dhuruar kryebashkiakut Dako simbolet e qytetit të Mitrovicës. Takimi është zhvilluar në një frymë të ngrohtë e vëllazërore.

Previous articleS’kishte si të ndodhte ndryshe! Rikthehet super e nxehtë Jennifer
Next articleShpirt i flakëruar për atdhenë!