Home Slideri Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako mbjell pemë në ditën ndërkombëtare të tokës

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako mbjell pemë në ditën ndërkombëtare të tokës

tokaKryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në mbjelljen e pemëve në një nga rrugët e zonës së Shkozetit me rastin e 22 prillit ditës ndërkombëtare të tokës. Mbjellja e pemëve në sajë të nismave të Bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta ka patur një shtrirje të gjerë në të gjithë Durrësin. Pikërisht në këtë ditë ndërkombëtare të tokës Bashkia finalizoi sezonin e rradhës së mbjelljes së pemëve që ka nisur prej disa muajsh. Gjatë kësaj periudhe Bashkia e Durrësit me një fond prej 38 milion lekësh ka mbjellë në të gjithë qytetin 860 pemë të llojit palma në bulevardin Dyrrah, shëtitoren Taulantia, lulishtet qëndrore etj, të llojit gështenjë në rrugën A.Goga dhe të llojit rap në rrugë të tjera të qytetit. Në këtë ditë ndërkombëtare të tokës me nismën e Bashkisë janë bashkuar edhe disa shoqata të shoqërisë civilë dhe shumë nxënës të shkollave që kanë ndihmuar punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit në mbjelljen e këtyre pemëve. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako deklaroi se shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra është një prioritet i Bashkisë së Durrësit: “Një nga prioritetet e Bashkisë është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëra në Durrës në funksion të një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e Durrësit. Edhe ky vit do të vazhdojë të jetë vit i gjelbërimit të rrugëve dhe lulishteve të Durrësit. Gjatë gjithë mandatit tim do të vazhdojë pareshtur mbjellja e sa më shumë pemëve pasi mjedisi është një nga prioritetet tona kryesore që i shërben vizionit të një qyteti turistik evropian.” Edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë pareshtur mbjellja e pemëve në të gjithë Durrësin që do të fillojë me çeljen e sezonit të ri të mbjelljeve pas disa muajsh gjë që do të shtojë edhe më shumë sipërfaqet e gjelbëra në qytet. Kjo mbjellje pemësh është kryer pikërisht në ditën e tokës që në mbarë botën shërben për sensibilizimin në lidhje me një mjedis të pastër. 22 prilli është dita e tokës, ngjarje globale, që filloi në vitin 1970 dhe nga shumë njerëz njihet si një ngjarje që i dha hov një lëvizjeje të re për mbrojtjen e mjedisit.

Previous articleHafiz Maliq Nezir Jakova, njeri i thjeshtë, luftëtar dhe i nderuar për të gjithë brezat.
Next article23 Qershori dita e triumfit të revolucionit demokratik 23-vjeçar mbi despotizmin, korrupsionit dhe tradhëtinë