Home Slideri Kryebashkiaku i Durrësit Dako kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve me...

Kryebashkiaku i Durrësit Dako kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve me rastin e 5 majit

5majiMe rastin e 5 Majit, ditës së nderimit për të rënët e kombit shqiptar kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës. Në respekt të veprës heroike të këtyre dëshmorëve e heronjve kryebashkiaku Dako ka vendosur kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri. Së bashku me kryebashkiakun Dako kanë zhvilluar homazhe edhe qindra veteranë, deputetë, përfaqësues të forcave politike, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë. Të gjithë të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit. Në fjalën e tij kryebashkiaku Vangjush Dako u shpreh se të gjithë përkulen me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit: “Si çdo 5 maj jemi mbledhur këtu në Mauzoleumin e Dëshmorëve për të kujtuar aktin heroik të të rënëve për lirinë e Atdheut, të asaj lirie që u arrit me aq mund e sakrifica nga bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë. Me idealin e tyre për të pasur një Shqipëri të lirë ata nderuan dhe ngritën lart dinjitetin e një kombi të tërë në luftë kundër okupatorëve duke shkruar një ndër faqet më të ndritura të historisë së popullit tonë. Duke u përkulur me respekt përpara përpara tyre ne përsëritim se do të mbajmë premtimin tonë për amanetin e tyre që Shqipëria të bëhet një komb i lirë ku të mos ekzistojë tirania dhe shtypja.” Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.

Previous articleXhaxhi militanti shpjegon me foto ndjeshmërinë e Kile gores me Damir Fazlliçin
Next articleSulme në Bagdad, 17 të vrarë