Home Politike Kryebashkiaku Elton Arbana: Pranë qytetarëve për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e...

Kryebashkiaku Elton Arbana: Pranë qytetarëve për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e tyre, do jem i pranishëm në çdo njësi administrative

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Arbana ka njoftuar se do të jetë më pranë banorëve të Njësive Administrative Xhafzotaj, Gjepalaj dhe Maminas për të lehtësuar ardhjen e banorëve në bashkinë Shijak. Ai ka njoftuar se do të realizojë takime të drejtpërdrejta me banorët që kanë problematika të caktuara dhe presin zgjidhje nga pushteti lokal.

Postimi i plotë:

Fokusi ynë: T’i shërbejmë qytetarëve!

Për të njohur më nga afër problemet e çdo familje dhe qytetari DO TË JEM I PRANISHËM në çdo Njësi Administative për të lehtësuar ardhjen e banorëve në bashkinë Shijak, do të shkojmë ne pranë tyre.

Qytetarët meritojnë shërbimet më të mira nga Bashkia. Ata meritojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe problemet e tyre të zgjidhen.

Prioritet i punës time ka qenë dhe vazhdon të jetë pritja e banorëve të Shijakut për të dëgjuar vetë nga afër problemet e tyre.

Takimet me qytetarët do të jenë:

Çdo të mërkurë nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative XHAFZOTAJ.

Çdo të enjte nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative GJEPALAJ.

Çdo të premte nga ora 10:00-12:00 do jem i pranishëm në Njësinë Administrative MAMINAS.

Ju mirëpres!

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut.

Previous articlePërfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Kosovë! Dalin pamjet ku godinën e ‘gllabërojnë’ flakët
Next articleDonaldi: Nuk i flas më me gojë Beatrixës nëse ajo është jashtë shtetit!