Home Aktualitet Kryebashkiaku Arbana, takim me gratë dhe vajzat e Shijakut: Vlerësojmë sakrificat tuaja...

Kryebashkiaku Arbana, takim me gratë dhe vajzat e Shijakut: Vlerësojmë sakrificat tuaja të përditshme

Sot kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka realizuar një takim me vajzat dhe gratë e zonave rurale dhe të Shijakut.

“Biseduam mbi sakrificat e tyre të përditshme, paraqitëm modele të suksesshme të vajzave dhe grave që kanë ngritur vetë një biznes, që njëkohësisht shërbejnë dhe për të frymëzuar gra të tjera.
Ishte një takim si mes miqsh, ku u diskutuan problematikat që ka secila prej tyre. Për këtë prioritet i bashkisë është të punësojmë në sektorin publik apo privat shumë gra të papuna.
Faleminderit të gjitha grave për sakrificën tuaj të përditshme për të ndërtuar një familje të shëndetshme dhe si rrjedhojë dhe një shoqëri të pasur me vlera. * Faleminderit Valbona, Roza, Ardita, Nada, Silva për modelin tuaj të suksesit.”- ka shkruar kryebashkiaku Arbana në rrjetet sociale.

Previous articleFOTOLAJM/ Babai i Aleks Nikës dëgjon urdhërin për vrasjen e të birit në 21 Janar
Next articleTekniku i Bylisit i ashpër: Humbëm akoma pa filluar ndeshja, bëjmë gabime fillestarësh