Home Aktualitet Kryebashkiaku Arbana takim me fermerët: Magazinim dhe frigoriferim për produktet e tyre

Kryebashkiaku Arbana takim me fermerët: Magazinim dhe frigoriferim për produktet e tyre

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka realizuar sot një takim me fermerët e Shijakut dhe Njësive Administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj për të folur nga afër për ndihmën konkrete që bashkia Shijak po jep, duke i mundësuar magazinimin dhe frigoriferimin e produkteve të tyre.

Arbana shprehet se kjo është një mundësi shumë e mirë që fermerët të ruajnë produktet e tyre në mënyrë që të jenë më të sigurta dhe të ruhen në kushtet e duhura për konsumatorin.

Në takim u diskutuan gjithashtu çështje të ndryshme që fermerët paraqitën lidhur me punën e tyre dhe mundësitë që bashkia ka për t’i ardhur në ndihmë.