Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku Arbana falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë qytetit të Shijakut.
Postimi i plotë:
Kryeministri Rama i pranishëm në Shijak.
Jam falenderues që Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Frida Krifca zgjodhën Shijakun për të prezantuar Programi IPARD III që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në të gjithë Shqipërinë.
Përmes këtij Programi Grantesh rritet punësimi, gjithashtu i jepet mundësia fermerëve të shesin produktet e tyre dhe të nxitet turizmi rural.
Prania e Kryeministrit në Shijak është një mbështetje për ne, në vazhdimësi të gjithë investimeve që janë bërë për qytetin tonë.