Home Slideri Kryebashkiaku Arbana: Në Shijak nuk ka ndryshuar vetëm fasada, por dhe fati...

Kryebashkiaku Arbana: Në Shijak nuk ka ndryshuar vetëm fasada, por dhe fati i mijëra familjeve nga rindërtimi

Kryebashkiaku Arbana: Në Shijak nuk ka ndryshuar vetëm fasada, por dhe fati i mijëra familjeve nga rindërtimi.

Në rrjetet sociale Elton Arbana, kryetari i bashkisë Shijak i bën thirrje mediave të fokusohen në promovimin e turizmit të Shijakut dhe fshatrave të tij.

Ai shprehet se Shijaku rilindi si qytet pas tërmetit, kjo me mbështetjen e Kryeministrit Rama, që i bëri gjërat më të thjeshta e të arritshme.

Postimi i plotë:

Shijaku i së ardhmes.

Unë kam pasur një ëndërr për Shijakun, një ëndërr që më lindi në momentin e kthimit nga Turqia, kur vendosa ta ndërtoj të ardhmen në qytetin tim të lindjes, aty ku kam kujtimet e fëmijërisë në çdo rrugicë e lagje.

Ëndrra ime lidhej me domosdoshmërinë e një shprese të re që vetë ne shijakasit duhet ta ndërtonim.

Kjo shpresë erdhi pas shumë sfidave, kur fati donte që Shijaku të rilindë si qytet pas tërmetit, kjo me mbështetjen e Kryeministrit Rama, i cili na i bëri gjërat më të thjeshta e të arritshme.

Në Shijak nuk ka ndryshuar vetëm fasada, por dhe fatet e mijëra familjeve që përreth dy viteve edhe më pak, iu ndryshua e ardhmja duke përfituar një shtëpi të re falas, në një kohë kur për shumë familje kjo është mundi i një jete të tërë pune.

Në Shijak ka çfarë të promovohet dhe të jetë në fokusin e mediave që duan t’i japin shtysë turizmit. Shijaku është jo vetëm një vend që ka nxjerrë shumë personalitete historike, por dhe me një natyrë mbresëlënëse e cila mbetet për tu zbuluar, së bashku me aromën e zgjimit në një të ardhme plot shpresë.