Home Aktualitet Kryebashkiaku Arbana mirënjohës për “Qatar Charity” për ndihmën ndaj Shijakut

Kryebashkiaku Arbana mirënjohës për “Qatar Charity” për ndihmën ndaj Shijakut

Këtë të mërkurë kryetari i Bashkisë Shijak z. Arbana ka mirëpritur në zyrën e tij drejtorin e organizatës Qatar Charity duke i shprehur falenderimet për investimet dhe ndihmën që kjo organizatë i ka dhënë banorëve të Shijakut.

Postimi i plotë

Sot pata nderin të mirëpres në zyrën time në Bashkinë e Shijakut drejtorin e ri të Qatar Charity z.Mahmoud Abbas Shaker dhe z.Shkelqim Hasula, drejtorin e ndihmës sociale pranë Qatar Charity.

Së bashku me mbështetjen e Kryeministrit, shteti i Katarit dhe organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar banorët e Shijakut pas tërmetit dhe ka investuar për Qendrën Shëndetësore Xhafzotaj.

Gjatë këtij takimi z.Mahmoud Abbas Shaker shprehu mbështetjen e vazhdueshme në të ardhmen për qytetin e Shijakut, për të cilën i jam falenderues!

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut.

Previous article34 të arrestuarit e 8 janarit u lanë të lirë, Sefa: U morën fikset e zjarrit
Next article“A Kanye Trilogy” Ja çfarë duhet të dini për dokumentarin e shumëpritur të reperit!