Home Aktualitet Kryebashkiaku Arbana: Me ndihmën e shoqatës “Mirësia” po ndërtojmë shtëpi për familjet...

Kryebashkiaku Arbana: Me ndihmën e shoqatës “Mirësia” po ndërtojmë shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti

Shoqata “Miresia” është solidarizuar ndaj banorëve, shtëpitë e të cilave janë prekur nga tërmeti, duke i ndërtuar një shtëpi të re familjes së Shaban Plakut banor i fshatit Eminas, Njësia Administrative Gjepalaj.

Z. Shaban është shprehur shumë falenderues ndaj shoqatës dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana që bëri të mundur krijimin e lehtësirave përmes shoqatës dhe që së shpejti kjo familje do të jetojë në shtëpi krejtësisht të re.

Vetë kryebashkiaku ka deklaruar: “Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Shpresoj që të solidarizohen sa më shumë shoqata dhe biznese për ndërtimin apo riparimin e këtyre banesave.”