Home Politike Kryebashkiakja e Durrësit takim me fermerët e Manzës: Dëgjojmë kërkesat tuaja, do...

Kryebashkiakja e Durrësit takim me fermerët e Manzës: Dëgjojmë kërkesat tuaja, do të ngremë një grup pune të përbashkët

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me fermerët në Manzë ku kryefjalë ishin problematikat që këta të fundit hasin. Sako u shpreh se Bashkia e Durrësit do të ngreje një grup pune të përbashkët me ekspertë dhe përfaqësues të fermerëve.

“Ne kemi filluar një seri takimesh me fermerët në njësi administrative për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ardhur në ndihmë me ndërmarrjet tona. Sot jemi këtu bashkë me administratorët dhe inxhinierët përkatës dhe ky takim konstaton në një bashkëbisedim ku ju ngrini shqetësimet tuaja dhe sëbashku do të ngreme një grup pune të përbashkët.“ tha ndër të tjera kryebashkiakja.

Sako me anë të një postimi në facebook ka ndarë edhe projektet që Bashkia po ndërmerr së fundmi.
“Gjatë takimit me fermerët e Manzës dhe Ishmit duke bashkëbiseduar për kërkesat e tyre në drejtim të riparimit të rezervuarëve, vënies në funksion të kanaleve të vaditjes, rehabilitimit të rrugëve që të çojnë në parcelat ku ata punojnë. Ne vijojmë punën për pastrimin e kanaleve të dyta e të treta ku në Manzë deri tani janë pastruar 35 kilometra kanale ndërsa në Ishëm 15 kilometra.
Kemi ngritur grupet e punës të përbërë nga specialistë të bashkisë dhe fermerë të çdo zone. Këto grupe pune do të evidentojnë konkretisht në terren të gjitha problematikat e fermerëve për të planifikuar më pas zgjidhjen e tyre në bazë të prioriteteve të vetë fermerëve në mënyrë që tu krijojmë atyre të gjitha lehtësirat e nevojshme për të shtuar prodhimin bujqësor vendas bio.” shkruan Sako.
Previous articleJorgaq Tushe: Ministria e Kulturës nuk bën asgjë për teatrin në vend, sot kemi vënës në skenë dhe mungon regjisura, artisti vlerësohet shumë pak
Next articlePrinci William dhe Kate refuzuan ftesën e dasmës së djalit të David dhe Victoria Bekcham! Ja cila ishte arsyeja që nuk ishin prezent