Home Politike Kryebashkiakja e Durrësit pret gazetarët austriak: Promovojmë potencialin turistik të Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit pret gazetarët austriak: Promovojmë potencialin turistik të Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka pritur në një takim disa gazetarë austriakë. Ajo shprehet se sëbashku kanë diskutuar potencialin turistik të Durrësit si edhe mundësinë e promovimit të tij.
“Në një takim me gazetarë austriakë. I njoha ata me resurset e shumta që ofron qyteti i Durrësit në të gjitha planet si dhe me vlerat e rralla historike dhe arkeologjike që ka qyteti ynë.
Bashkëbiseduam për çështje që kanë të bëjnë me turizmin që është motorri ekonomik i qytetit. Ju përgjigja interesimit të tyre duke i njohur me potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Durrësit jo vetëm për turizmin bregdetar por edhe për turizmin kulturor e historik.
Gjithashtu, diskutuam lidhur me promovimin e këtyre potencialeve të Durrësit dhe të gjithë vendit tonë në nivel ndërkombëtar.”