Home Aktualitet “Krye je, por plak ende”/ Rama batuta me kryeplakun ‘pasionant’, shpërthejnë të...

“Krye je, por plak ende”/ Rama batuta me kryeplakun ‘pasionant’, shpërthejnë të qeshurat

Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur të inspektojë punimet që janë drejt përfundimit për Urën e Darzezës.

“Me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”.

Rama u takua me kryeplakun e zonës, me të cilin shkëmbeu dhe batuta.

“Ky është kryeplak pasionant”, i tha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

“Krye je, por plak ende”, tha Rama.