Home Aktualitet Kruja mbulohet nga dëbora, trashësia shkon në 15 cm, fshatrat pa energji...

Kruja mbulohet nga dëbora, trashësia shkon në 15 cm, fshatrat pa energji elektrike. Në Qafë-Shtamë kalohet vetëm me zinxhirë

Malet e Krujës janë mbuluar nga dëbora në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm. Aktualisht rruga për në Qafë-Shtamë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Shumë fshatra janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit ë linjave furnizuese.

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike.

Previous articleArrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku në Durrës, ndalohen edhe dy persona të tjerë
Next articleFatos Lubonja: Edi Rama, Putini i Ballkanit. Ka mbledhur pas vetes gjithë oligarkët, ky është fashizëm ekonomik