Nga Agron Gjekmarkaj
Dita e sotme e Kuvendit në fillim dukej si fundi i Botes. Ina Zhupa ja kishte dalë gjatë nates të sillte me karrocat e guzhines në dukje ngarkuar me karrota e shishe llalle,disa arka me trakte të cilat i shperndau mbi tavolinat e opozites.
Po ç’të shihje , ju thaftë dora , Babua dhe të tijet perqesheshin. Një prej atyre e mori Doktori dhe u turr nga qeveria. Tezes desh i ra damllaja. U skuq, gjuha ju tha, kruhej pat frikë mos ja ngjiste në shpinë dhe vrapin mori neper zabel. Ajo u ngjit siper zuri karrigen e Beles (gabim tjeter ky) dhe i fliste të gjores Gerta e Olta të cila vunë nga një dosje mbi krye që tersellima e sterkalave mos ti lagte si shi.
Nostalgji të madhe ka ndezur te rreshti i tij. Katër- pese veta bëjnë prova për kryetar grupi po Babua po i torturon nuk jep shënja jete. Xhemali u ul per pak në karrigen e tij. Ndenji si mbi gozhda dhe iku me vrik. Salianji sapo hyri e bashkë më të miresia si vello biblike ra. Se duket si shenjtor ay. Pa rrotull po gjithkush ulte kryet mos ti ndeshej shikimi me të uruarin në fjalë.
Toni renkon, jo nga dhëmbjet e kyçeve por nga dertet e vatanit. Rri i ngrysur nga urtesia dhe nga interpretimi i psalmeve. Merr shenime dhe mejtohet si plak i moçem në qoshe të oxhakut. Krifca është pak e hutuar, pret me ankth verdiktin e Babos per IPARD. Ka dorë të rëndë ai.
Arben Pellumbi do të fshihet nga fati i vet për të bërë gjëra të medha dhe bën sikur merret me të vogla.
Laerti mermerit bereqavers, bereqavers domixhani ënde plot. Shalsi ishte qethur deri në rrënxë si dash rrunak. Edhe Klosi u ul në karrigen e Taos qerratai. Munxa e zilise u qas ngado. Serioziteti hermetik i Etildes është më i dendur se thinjat e Pandit dhe mendimet e fshehta e të zymta të Etjenit gati edhe më i thellë se miresia e Mimi di Puccini apo merzia e Braçes.
Xhemali dhe Nasipi kanë bërë paqe duke rënë dakort që Konfuci ishte një qafir i cili në sherr i futi. Jorida e gjitha në blu sheh nga e ardhmja me optimizem dhe egocentrizem e befasuar nga entuziazmi i Banes per Gazin dhe respekti im pa kushte. Pyeti vetem mos edhe Lul Brava e do a keta?Mamica edhe një here ja bëri fora. Qerratesha po lufton per Babo e troje të veta e per ta si dhimbset jeta. Fred Xhaferri bën hesap, ku me qet kjo tollovi?! Dash Sula ka leshuar kemishen mbi pantallona si estet i lodhur nga eleganca. Ah ,Edona Muzhaqi me ka ftuar per kafe dhe po pres. (vazhdon…)