Home Ekonomia Kriza energjetike, Rama: Do jetë vështirë të blejmë energji, çmimi ka shkuar...

Kriza energjetike, Rama: Do jetë vështirë të blejmë energji, çmimi ka shkuar në stratosferë!

Prej kohësh flitet për krizë të energjisë eletrike, ndaj kryeministri Edi Rama theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë. Megjithatë Rama është optimist se do të vijë momenti që Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import pasi do të jetë vetë eksportuese e energjisë elektrike.

Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mëh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë. Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji. Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive. Ajo që vlen është se do të vijë momenti që nuk do të kemi më nevojë të importojmë por të eksportojmë”, tha Rama.