Home Kosova Kriza e energjisë në Kosovë, PSD organizon protestë në Prishtinë

Kriza e energjisë në Kosovë, PSD organizon protestë në Prishtinë

Partia Socialdemokrate e Kosovës do të mbajë sot protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Lajmi u konfirmua nga drejtuesi i kësaj force politike Dardan Molliqaj. Edhe pse kjo protestë mbështetet nga partitë e tjera të opozitës në Kosovë, ato kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në të.

“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi sepse aq sa është skandaloz është edhe i padrejtë”, deklaroi Molliqaj.

Tre ditë më parë, qytetarë të shumtë protestuan para selisë së qeverisë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Ata akuzuan kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si përgjegjës për krizën energjitike duke e gjuajtur “rrenc dhe hajdut”. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, Kurti deklaroi se vendi do të përballet me krizë energjitike. Opozita e Kosovës ka kritikuar ashpër qeverinë për menaxhimin e situatës energjitike në vend.