Home Opinion Kritika pluraliste, censura, liria e shprehjes

Kritika pluraliste, censura, liria e shprehjes

NebiDragotiNga Nebi Dragoti / Fillimisht,para se të shtjelloj shkrimin, duhet ftilluar se si duhet kuptuar kritika pluraliste,ky konceptim i ri,që jap në këtë lëmë.Sipas meje, kjo rrok një gamë të gjërë e të thellë vëzhgimi,rreth arteve në përgjithsi,duke u munduar të sqarosh detaj më detaj joshësit e ideve të ndryshme në shoqërinë pluraliste, por, njëkohësisht, duke mbajtur qëndrim kritik,kur paraqitet nevoja dhe duke u thënë autorëve:ja,kjo është rruga më e mirë për të vazhduar lulëzimin e artit pluralist.Që të kryhet kjo kërkon vazhdimisht emancipimin e kritikës dhe të kritikëve.Kjo kritikë,e bërë mbi bazën e një analize shkencore,adreson në detaj vërejtjen,ku i adresuari duhet të mbajë qëndrim autokritik duke riparuar atë që stonon në këtë shoqëri me qëllim që mos të prishi harmoninë sociale.Ky qëndrim është më i favorshmi, më i pranueshmi për të qënë rregullator ndërkonceptor pluralist.Me të drejtë shprehem se akoma nuk jemi futur në rrjedhën e kësaj kritike.Akoma nuk e kuptojmë se ç’është shoqëria pluraliste edhe në shumëllo-jshmërinë e ideve që ka.Ka një ecje të ngadalshme,ka një tutje apo moskuptim për të rrokur e trajtuar në mënyrë shkencore artin që kultivohet në shoqërinë tonë.Ka një çoroditje për të dhënë mbrojtjen e vlerave të artit të kësaj periudhe të tranzicionit.Nuk bëhen aspak vlerësime duke u mbështetur në veprime për të ekspozuar vlerat e qëndrueshme të cilat,patjetër, janë në shërbim të njerëzimit.Është e natyrshme që sistemi i kaluar me metodën e Realizmit Socialist,në mënyrë spontane,është bërë pak pengesë,por,jam i mendimit,se do të kalojë,ama,edhe kur kritika ,duke azhurnuar veten, të bëhet më efikase,më aktive që të thotë fjalën e vet plotë dritë e të pakundë-rshtueshme. Në pluralizëm artet e shoqërisë janë të pranueshme me format,me ngjyrat,me konceptet;vetëm nuk duhen pranuar ato ide të karakterit fashist apo ide që nxisin urrejtje ndërfetare,rracore etj.Harmonizimi i bashkëjetesës fetare në botën shqiptare është një model i shkëlqyer për ta pasur,paralel,po me të njëjtin kuptim edhe për artet që kultivohen sot.Veprat me ide antinjerëzore censura duhet t’i hedhi në kosh..Pra,këtu nuk ka asgjë të keqe,sepse kështu artet tona do të jenë më të shëndosha dhe shoqëria demokratike do të kuptojë më mirë se ç’është ky pluralizmi.Secili nga ne dëshiron që kjo harmoni të jetë e pastër,e sinqertë me një dashuri e respekt reciprok.Në pluralizëm nuk duhet të ketë ide që kërkojnë të dominojnë mbi idetë që kanë grupe të tjera njerëzish të besimeve të ndryshme..Këto duhen respektuar si liri e të drejtave që ka njeriu në jetën e vet.Në aspektin politik ne e kemi arritur këtë me anë të pluriparizmit,i cili konsolidohet nga dita në ditë duke u bërë sa më i natyrshëm.E njëjta gjë duhet të ndodhi edhe me artet të cilat kanë mjet komunikimi fjalën,fjalinë me anë të cilës shprehen mendimet të cilat nuk duhen censuruar siç ndodhi me dramën e N.Dokles.Kjo censurë u arrit nga kundërshtimi që i bëri Mitropoliti i Kishës Ortodokse sipas doktrines së kësaj feje,kur dihet se në Shqipëri ka edhe besime të tjera fetare,pra,nuk dominon vetëm një fe për të bërë ligjin e censurës.E, megjithatë,për mendimin tim, këtu mungon edhe sensi i tolerancës,kur mendon se ka edhe gabime që bëhen jo me qëllim. Edhe pse kjo ndodhi,asnjëherë nuk duhet të ketë nxitje për çështje fondame-ndalizmi.Në këtë aspekt fjalën duhet ta marrë kritika dhe pse jo edhe shteti.Pastaj,kjo kritikë,le të gjejë shtrirje të lirë edhe në mbarë publikun,ku të debatohet parimisht e paqësisht me gjuhën e vlerësimit pa rënë në gjendje konflikti që prish apo acaron harmoninë e ideve ndërfetare.Nuk duhen dhënë urdhëra në emër të një besimi fetar për të çoroditur e prishur qetësinë e besimeve të tjera,sepse nuk jemi në sistemin e Komunizmit, ku çdo fe ishte e ndaluar me ligj, ku predikuesit e fesë ndëshkoheshin dhunshëm deri edhe me privim të lirisë.Kjo të kuptohet drejt.Sot nuk duhet të ketë censurë për asnjë besim fetar,përveç atyre që kanë shfaqje antinjerëzore.Liria e shprehjes, edhe kjo ka kornizën e vet që zbukuron, por jo të dalë në liri ekstreme.Në të tilla raste censura është më se e nevojshme siç është edhe kritika konstruktive.Të tillë censurë të bazuar në argument, është mirë ta bëjë një institucion shtetror i specializuar duke dhënë verdiktin e vet të saktë në shoqërinë demokratike. Kjo ide që shpreha vlen edhe për politikën tonë,sepse shpesh herë shohim që kjo bën zhurmë të kotë duke prishur kështu imazhin e pluripartizmit që vetë e deshëm dhe e përkrahëm. Desha që censura përpara shoqërisë të jetë sa më e drejtë,sa më bindëse dhe e pranueshme edhe për atë që censurohet.Këtë lloj censure e ka më lehtë ta bëjë edhe media vizive dhe e shkruar,por gjithmonë me sensin e përgjegjësisë,që më pas të mos ngjallen debate shterpe,siç ndodhi me dramën e autorit Namik Dokle.Ka drama që dalin përpara publikut dhe më pas u vihet dorë nga autori duke bërë filtrime në saj të mendimit kritik të shfaqur.Edhe kjo natyrë është e njohur në letërsinë botërore dhe vlen për çdo krijues.Kështu dhe vepra del më e mirë, më e plotë, më dinjitoze ideolligjikisht dhe arstitikish pa shfaqur turbullira në publik..

Previous articleProkurorët e Durrësit kanosin banorët e Hamallaj: po firmosët keni 7 vjet burg. Zhduken borderotë e Hamallaj për të bërë manipulimin
Next articleBetejë e pamoderuar në retorikën e politikës shqiptare