Home Histori Kristaq Rama stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama. Kristaq Rama stërgjyshi i kryeministrit...

Kristaq Rama stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama. Kristaq Rama stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama

Lindi në Kozare, Berat më 20 Dhjetor 1866 dhe vdiq në Durrës në vitin 1924. Mësimet fillestar i bëri në shkollën e Kristaq Zografit në Qestorat, pastaj kreu shkollën e normale (didaskalin) Greke, duke marrë titullin mësues. Kthehet në Durrës dhe meret me botimet gazetat dhe revistat Shqipe, që shtypeshin jashtë Shqipërisë: si “Bashkimi i Kombit” në Manastir, “Lirija” e Selanikut etj. Mori pjesë në çeljen e klubeve nacionaliste 1908-1909 në Durrës. Bashkë me Sali Nivicën, Mytesim Këlliçin (atë kohë myfti), Aleks Dukën etj, mori pjesë në komisionin për futjen e mësimit të gjuhës Shqipe në shkollat Osmane të vendit.
Në 1914 mbas ikjes së Princ Vidit nga Durrësi kapet nga rebelat dhe burgoset për 5 muaj. Që nga shpallja e pavarsisë shërbeu me detyra të ndryshme në doganën e Durrësit, duke e filluar si arkëtar e duke e mbyllur si drejtor kur vdiq në 1924.
Emri i tij u propozua si veteran dhe patriot ndaj çështjes kombëtare nga komisioni lokal i Durrësit, në kuadër të festimeve të 25 vjetorit të shpalljes së pavarsisë./Aleksandër Cangonja
SOURCEBulevard News
Previous articleMbi 29 mijë infektime ditore, Italia i kapërcen 1,5 milionë raste
Next articleZgjedhjet e 25 prillit! Pedagogu i njohur zbulon planin e fshehtë të kryeministrit Rama