Home Rajoni Krimi në Pire/ Shqiptari qëlloi të dashurën teksa flite në divan, e...

Krimi në Pire/ Shqiptari qëlloi të dashurën teksa flite në divan, e qëlloi në kokë dhe më pas e fshehu armën në frigorifer

Informacione të reja për vrasjen e bar-menes 19-vjeçare Krisjana Brakaj nga i dashuri i saj në Pire, Qamil Taja. Sipas mediave greke, në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria ishin duke u kthyer nga puna, por rrugës kanë nisur sërish përleshjet.

Burri, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja ishte në divan, e ka drejtuar me gisht, ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar një herë në kokë. Më pas, ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe ka shkuar i vetëm në Komisariat. Aty i ka thënë me qetësi policisë: Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren në banesë. Policia ka shkuar në rrugën Vamva dhe brenda banesës ka gjetur 19-vjeçaren të pajetë në divan me një plumb në kokë dhe armën e krimit të groposur në frigorifer.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi punonte në një lokal në Troumba dhe 19-vjeçari punonte në një lokal nate në Kallithea.

Previous articleDetaje nga samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, marrëveshjet që pritet të firmosen
Next articleDua Lipa, si u kthye ylli 27-vjeçar në asin e marketingut të Shqipërisë